Rikardo Kaka: Jam gati për të luajtur
Rikardo Kaka ndjehet i gatshëm për të luajtur me përfaqësuesen braziliane në ndeshjen e radhës që do të zhvillojë me Perunë për eliminatoret e kampionatit botëror “Afrikë e Jugut 2010”. Kaka deklaron gjithashtu se ka shumë për të dhënë së bashku me Ronaldinjon, mesazh ky që prek edhe drejtuesit e Milanit.
Brazili i drejtuar nga Karlos Dunga nuk arriti dot të shkonte më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e fundit me Ekuadorin. Ky barazim e zbriti Brazilin në vendin e katërt në grupin e Amerikës Latine për eliminatoret e botërorit.