E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riker dhe Westerwelle, sot vizitë në Tiranë

21-02-2013 / Gazeta 55

Zyrtarët e lartë të politikës së jashtme do të takohen me krerët e shtetit

Zyrtarët e lartë të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Gjermanisë, pritet të mbërrijnë pasditen e sotme në Tiranë. Krerët e shtetit shqiptar do të zhvillojnë takime me Sekretarin e Shtetit për Euroazine Filip Riker dhe Ministrin e Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle. Vizita e zyrtarit amerikan do të jetë e shkurtër dhe deri tani nuk është lajmëruar një komunikim i tij me mediat. Ende nuk është bërë publike axhenda e Riker, por pritet që ai të zhvilloje takime me kryeministrin Sali Berisha, kreun e opozitës Edi Rama dhe presidentin Bujar Nishani.
Në anën tjetër agjenda e vizitës së ministrit të jashtëm gjerman, Guido Vestervelle është bërë tashmë publike. Edhe ai, pasi të mbërrijë në Tiranë, do të takohet me krerët e shtetit shqiptar, presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Berisha, kreun e opozitës Edi Rama dhe ministrin e jashtëm Edmond Panariti. Marrëdhëniet bashkëpunuese mes Tiranës dhe Berlinit, procesi i integrimit europian të Shqipërisë dhe marrja e statusit të vendit kandidat për në BE, realizimi i programeve zhvilluese të Gjermanisë për Shqipërinë - do të jenë ndër çështjet kryesore që Guido Westerwelle do të diskutojë me mikpritësit vendorë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›