E Shtunë, 31 Tetor 2026

OEK mbështet shitjen e PTK-së

Oda Ekonomike e Kosovës i ka dhënë mbështetje privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së, në formën se si është shpallur fituesi i ofertës.

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gergjaliu, thotë se duhet të jemi të orientuar në atë se çka përmban kontrata, dhe jo të kritikojmë pa ofruar zgjidhje.

“OEK përkrahë privatizimin e PTK-së. Ne duhet të jemi të orientuar se çka do të përmban kontrata. Dhe, duhet të shohim se përmes këtij operatori a do ta kemi prefiksin tonë. Ne nuk duhet vetëm të kritikojmë, por edhe të ofrojmë alternativa. Nuk e besoj që dikush ka qenë më kritik sa i përket privativit më shumë se unë, por është koha që duhet të mendojmë për të mirën e vendit”, tha Gergjaliu për RTK-në.

Kryetari i OEK, thotë se nuk duhet të jemi të fokusuar vetëm në çmimin e shitjes, por në atë se çka do të përfitojë konsumatori nga shërbimet e kësaj kompanie në të ardhmen.

“Ne duhet ta kuptojmë qasjen e tërheqjes së investitorëve të huaj. Mendojë se do të kemi investime të reja, dhe kompania prej nga vjen, besojë që do të ndikojë edhe në imazhin e Kosovës”, tha Gërgjaliu. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›