E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikompozimi i KQZ-së, Topi: Çështje e partive

TIRANË- Presidenti i vendit, Bamir Topi duke përsëritur apelin për pjesëmarrje në zgjedhje dhe fushatë aktive nga partitë, ka deklaruar se rikompozimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve është çështje e partive politike dhe jo kompetencë e presidentit. Deklarata, sot gjatë takimit me homologun kosovar, Behxhet Pacolli, erdhi në përgjigje të pyetjes, nëse ka mundësi për rikompozim të saj, pas insistimit të opozitës.

Kjo është një çështje ekskluzive e partive politike. Presidenti ka dekretuar datën e zgjedhjeve, që është data 8 maj, ndërkohë që KQZ-ja është jashtë çdo lloj kopetence të institucionit të presidentit- ka thënë ai.
Topi, duke iu referuar institucionit kërkon si President respektimin e Kushtetutës në zgjedhjet e 8 majit. Kam bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje tha ai, duke i vlerësuar zgjedhjet për pushtetin vendor si shumë të rëndësishme për qytetarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›