Policia ndalon 200 dukatasit te protestojne kunder Bollanos
Sic ishte njoftuar dhe para disa ditesh per nje proteste ne Himare per te kundershtuar theniet e Vasil Bollanos kryebashkiakut te Himares 200 protestues u nisen dje ne oren 1000 te paradites nga qyteti i Orikumit drejt Himares. Mbi 200 te rinj nga krahina e Dukatit dhe fshatrave perreth jane nisur ne drejtim te Himares duke kerkuar largimin e Vasil Bollanos. Ky itinerar eshte ndjekur ne cdo hap nga forcat policore per moslejimin e daljes nga situata te kesaj proteste paqesore. Pasi kane pershkuar rrugen nga Dukati ne Llogora vargu i automjeteve eshte ndalur ne dalje te qafes se Llogorase nga forcat e policise ne piken strategjike te vezhgimit Nr. 16 PSV rruges per ne fshatin Palase. Edhe pse Kuvendi i Krahines se Dukatit kishte vendosur te shkonte deri ne qytetin e Himares Drejtoria e Policise se Qarkut te Vlores e ka quajtur te paligjshme kete proteste pasi ne deklaraten zyrtare te kthimit te pergjigjes se protestes nga ana e policise citohej se duke u bazuar ne ligjin nr. 8773 te dates 232.04.2001 Per tubimet nuk lejohet zhvillimi i kesaj proteste per arsye se ky itinerar levizjeje eshte shume i gjate cka do te sillte bllokimin e rruges nacionale dhe veshtiresi te mbulimit me sherbim policor. Nisur nga kjo protesta eshte cilesuar e paligjshme. Per kete nga ana e policise per drejtuesit e kesaj proteste do te mbajne pergjegjesi per vepren penale te organizimit ne grumbullime te paligjshme te parashikuar nga neni 262 i Kodit Penal dhe pengim te qarkullimit te automjeteve. Protesta e organizuar nga Kuvendi i Krahines se Dukatit kishte per qellim te kundershtoje tezen e qarqeve ekspansioniste greke se Dukati Tragjasi Radhima dhe 30 fshatra te tjere te Laberise kane ndergjegje kombetare greke.