E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikonstruksion 1 milione dollare per Hekurudhen Shqiptare

Qeveria jep 1 milion dollare investim ne rrjetin e amortizuar. Drejtori Ramadani Do te rindertojme nga e para segmentin e Kasharit

Qeveria i ka dhene Hekurudhave Shqipetare nje fond prej 1 milion dollaresh per te rindertuar nga e para segmentin hekurudhor dhe godinen e stacionit ne Kashar duke synuar thithjen e sherbimeve nga qindra e qindra biznese private. Drejtori Hekurudhave Shqiptare z. Zamir Ramadani tha per standard se aktualisht ne si transport me shina vazhdojme te mbijetojme mes problemeve te natyrave te ndryshme ku natyrisht gjithmone problem kryesor mbeten fondet e pamjaftueshme por per vitin 2011 qeveria ka akorduar nje fond 1 milion dollare shume kjo e cila do te perdoret per rivenien ne eficence te stacionit hekurudhor te Kasharit.Drejtori Pergjithshem Hekurudhave tha se fondi u akordua nga qeveria pas kerkeses se bizneseve te kesaj zone per rivenien ne pune te ketij stacioni te nxjerre jashte perdorimit me qellim realizimin e transporteve te mallrave dhe lendeve te para me te cilat ata punojne. Realisht Hekurudha Shqipetare nuk ka fonde per te blere traversa ne nje kohe qe 50 e tyre ne te gjithe rrjetin e transportit me shina jane te amortizuara. Nga buxheti i shtetit i eshte akorduar per vitin 2011 sistemit hekurudhor nje fond prej 1 milion dollaresh. Drejtori i Pergjithshem i Hekurudhave Zamir Ramadani tha se ky fond do te perdoret per rivenien ne pune te stacionit te Kasharit. Bizneset e asaj zone si QTU City-Park kompani te ndryshme mobilierite sallonet e makinave apo ato te prodhimit te inerteve kane kerkuar sherbimet e hekurudhes per transportin e lendeve te para apo te produkteve qe ata perdorin me ane te shinave. Sipas tij ne keto kushte do te ndertohen 2 linja te reja 600 metra te gjata stacioni dhe e gjithe infrastruktura e nevojshme sipas standarteve bashkekohore keto dite do te shpallet tenderi per hartimin e projektit me vlere 6 milione leke dhe sapo te shpallet fituesi do te realizohet tenderi per firmen qe do te zbatoje projektin. Stacioni Kasharit i lene ne harrese shikohet si nje frymemarrje per hekurudhen pasi do te ndikoje ne shtimin e te ardhurat e saj. Por nderkohe hekurudha ka nevoja urgjente per fonde te cilat do te perdoren per te blere traversa. Numri nje i Hekurudhave Zamir Ramadani deklaron se 50 e traversave jane te amortizuara dhe duhen nderruar por ende nuk kemi siguruar fondet e nevojshme. Rrjeti hekurudhor eshte i gjate 250 km. Ne cdo km vendosen 1600 traversa dhe sipas llogarise Hekurudha Shqipetare ka nevoja urgjente per 200 mije cope traversa dhe po qe se situata nuk do te ndryshoje atehere per arsye sigurie trenat do te ulin shpejtesine e levizjes se tyre. Ramadani deklaroi se kam dhene alarmin edhe per nje problem tjeter shqetesues hekurudha po vidhet dhe aktualisht ne mengjesin e te premtes jane vjedhur pllakat metalike lidhese te shinave ne tunelin e Lezhes cka do te thote qe shinat atje jane tashme te pasigurta. Hekurudha Shqiptare ka kerkuar zyrtarisht jo vetem ndihmen e Policise Shtetit por dhe ate te SHISH- tha Ramadani.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›