50 vite fryme

Instrumentat frymore te shkolles Prenke Jakova ne 50 vjetorin nje eveniment i rendesishem jo vetem per shkollen artistike per qytetin e Shkodres me tradita te shquara ne fushen e artit dhe kultures por per te gjithe Shqiperine dhe hapesiren gjithe shqiptare. Emri i Prenke Jakoves dhe tradita qe ka krijuar ky institucion i ka dhene shkolles artistike Prenke Jakova permasa kombetare
50 vjetori i shkolles artistike Prenke Jakova eshte nje eveniment i rendesishem jo vetem per shkollen artistike per qytetin e Shkodres me tradita te shquara ne fushen e artit dhe kultures por per te gjithe Shqiperine dhe hapsiren gjithe shqiptare. Emri i Prenke Jakoves dhe tradita qe ka krijuar ky institucion i ka dhene shkolles artistike Prenke Jakova permasa kombetare. Nuk ka qene e lehte te krijojhej nje institucion edukues dhe kulturor para viteve 90-te sic eshte kjo shkolle qe pavaresisht ne censure totale arriti te shkruaje vete historine me nxenesit dhe stafin e saj pedagogjik. Ne kete kontekst instrumentet frymore krahas sektoreve te tjere sic jane harqet piano kanto dhe lendet teorike kane patur dhe vazhdojne te kene nje rol shume te rendesishem ne historikun e kesaj shkolle. Nuk kishte se si te ndodhte ndryshe per veglat frymore te cilat kane tabanin ne Shkoder. Ne vitin 1878 Maestro Giovani Canale italian nga Napoli krijoi Banden e pare muzikore ne 1878 ne periudhen e sundimit otoman. Krijimi i kesaj bande shenon edhe fillimin e nje revolucioni artistik jo vetem per Shkodren por per te gjithe Shqiperine pasi jane hapat e para kur Shqiperia e pushtuar kulturalisht po tentonte te ndryshonte gjeopolitiken kulturore per tiu bashkuar vendeve te perparuara perendimore nga ku kane lindur dhe jane zhvilluar keto instrumenta. Krijimi i kesaj bande ka nje rendesi jo vetem artistiko-kulturore por edhe politike dhe gjeopolotike.
Shkodra qyteti i Rozafes qyteti ku eshte krijuar banda e pare eshte mirfilli qyteti i kultures i kenges piktures fotografise bicikletes se pare pianos se pare etj qyteti i filozofises dhe i humanizmit.
Ne Shkoder arti dhe kultura kane shtepine e vet. Kenget popullore-qytetare shkodrane jane te njohura ne te gjithe hapsiren shqiptare per muzikalitetin e tyre arketipial. Shkodra ka luajtur gjithmone nje rol te rendesishem per ndryshimin e paradigmes se te menduarit dhe asaj kulturore.
Krahas muzikes popullore ne Shkoder eshte krijuar edhe opera e pare Mrika e kompozitorit Prenke Jakova. Shkodra eshte e shquar edhe ne fushen e artit serioz muzikes instrumentale dhe vokale serioze. Ne Shkoder jane luajtur koncertet e para vokale dhe instrumentale nga artistet e kohes qe ne vitet 30-te te shekullit te kaluar.
Krahas figurave te shquara te muzikes ne Shkoder si Martin Gjoka Prenke Jakova Tonin Harapi dhe Cesk Zadeja figura e Palok Kurtit ish kompozitorit te shquar shkodran eshte gjithashtu e lidhur jo vetem me kenget shkodrane por ai ka qene edhe dirigjent bande. Ja si shprehet aktori Lec Shllaku per artistin e madh
Me muziken e Palok Kurtit ne Shkoder ne qytetin ma muzikor te Vendit tone zu fill muzika e re e popullit shqiptar. Kompozitori i madh i hyni rruges se lirimit te saj nga landet e hueja te Mesjetes bizantine e tOrientit. Persosi e plotesoi ahengun ngriti banden e pare frymore e formacionet e para te muzikes se lete e te vallzimit europian baze partiturash e instrumentash moderne. Organizoi edhe arsimin muzikor ne qytet. Lec Shllaku 2005
Muzika shkodrane kultura e saj e nalte krijimi i bandes se pare muzikore dhe historia e Shkodres 2400 vjecare padiskutim jane te lidhuar edhe me hapjen e shkolles artistike Prenke Jakova. Tradita e instrumenatave te frymes qe ka pase Shkodra ka ndikim e saj edhe tek arritjet e ketyre instrumentave ne shkollen artistike.
Por krijimi i shkolles se muzikes pati nje rol shume te rendesishem per perhapjen e artit muzikor ne pergjithsi dhe perhapjen e instrumenteve frymore ne vecanti. Shkolla e muzikes u be misionarja e perhapjes se artit. Profesoret dhe nxenesat e saj ne periudhen para viteve 90-te ishin te paret qe me artin dhe idete e tyre perhapen idete liberale i kenduan ideve te lirise se shprehjes dhe mendimit te lire nen nje censure totalitare.
Viti 1961 eshte nje date e paharruar per qytetin e Shkodres. Ky vit shenon fillimin e mesimit muzikor ne Shkoder. Ne vitin 1973 inagurohet godina aktuale e shkolles artistike Prenke Jakova. Keto data qe jane evenimente te rendesishme marrin vlera historike dhe kane ndikuar shume ne ndergjegjesimin shpirteror te qytetit te Shkodres ne pasurimin e vlerave kulturore te ketij qyteti.
Banda e shkolles Prenke Jakova drejtues Leke Gjergji
Ne Janar te vitit 1971 ka filluar mesimi per mesimin e instrumenteve te tunxhit si trombe corno trombon. Nje rol shume te rendesishem per perhapjen edukimin dhe formimin e artisteve te ardhshem per instrumentet e tunxhit ka pasur profesor Leke Gjergji. Pasi mbaroi Konservatorin ne Tirane profesor Leka punoi me perkushtim prej intelektuali dhe ndikoi per zhvillimin e ketyre instrumenteve jo vetem ne Shkoder por edhe ne te gjithe Shqiperine e veriut. Kontributi i tij eshte i padiskutueshem ne kete fushe.
Ja si shprehet profesor Leke Gjergji per fillimet ne instrumentet e tunxhit profesor Leke Gjergji ka pak dite qe eshte ndare nga jeta
Fati e solli qe une te isha profesori i pare ne shkollen e mesme te muzikes ne qytetin e Shkodres. Tradita muzikore ne pergjithesi dhe ajo instrumenteve te frymes ne vecanti ishte pothuaj njeqind vjecare. Kjo tradite e vjeter per mua ishte nje sinjal shume i qarte per pergjegjesine time. Leke Gjergji 2011.
Mesueset e veglave te tunxhit ne shkollen artistike kane luajtur nje rol shume te rendesishem ne mesimin dhe perhapjen e ketyre e veglve. Ato jane Leke Gjergji Sokol Marku Qamil Gjyrezi Gasper Cuni Vlash Raskaj Ardian Bardeli Shemsedin Vendreshaj Petrit Koceku Abdullah Salobegu Karlo Radoja Admir Lekaj.
Krahas veglave te tunxhit nje vend shume te rendesishem ne historikun e shkolles artistike Prenke Jakova kane edhe veglat e fiatit. Mesuesaet e veglave te fiatit gjate 50 viteve jane
Muhamet Grimci Tish Mirdita Matish Troshani Andrea Marko Ahmet Ujkashi Lisen Bashkurti Jakin Nenshati Prenke Mrishaj Valbona Bushati Alma Krroqi Roland Guli Bruna Keci Agron Rexha Indrit Kodraliu Agron Grami Rrok Jaku Bert Naraci.
Klasa e Trombes Trombonit dhe Cornos
Instrumenti i trombes eshte shume i vjeter. Tromba eshte nje instrument shume popullor dhe jep mesazhe te medha artistike psikologjiko-sociale.
Edhe tek ne instrumenti i trombes ka historine e vet. Nga burimet arkeologjike dhe nga vargjet e poeteve greke dhe latine del mjaft qarte se muzika ilire ishte zhvilluar shume ne te gjitha drejtimet qe njohu muzika antike ne pergjithesi.
Ne viset dardane u krijuan formacione frymore qe jane quajtur Gojdare. Gojdaret dardane kryenin nje aktivitet te dendur muzikor si brenda Ilirise ashtu edhe jashte saj. Kronisti italian Segredo ne shekullin e 15-te flet per vleresimin e madh qe iu be nje koncerti te Gojdareve dardanas ne viset romake Isak Shehu 1987
Klasa e trombes ka krijuar nje tradite shume te mire ne shkollen artsitike. Sic shkrova ma lart me pasionin e madh te profesor Lekes filluan te dalin edhe istrumentistet e pare te Trombes. Me gjithe veshtiresite per literature perendimore instrumenta dhe informacion profesor Leka u perpoq me te gjitha mjetet te mesonte instrumentiste te mire. Tromba eshte instrument shume i dashur vecanerisht per Shkodren. Mbas vitit 1982 kam filluar punen si mesues i instrumentit te trombes dhe solfexhit. Jam perpjekur qe te coj me perpara traditen shume te mire qe e kishte filluar profesor Leke Gjergji duke u perpjekur per te sjelle disa ide te reja per kohen.
Ja si shprehet profesor Leka per mungesat qe eshte perballuar ne vitet e para te punes
Mesimi i veglave te tunxhit ka filluar ne kushte jashtezakonisht te veshtira. Shkolla nuk kishte asnje prej ketyre instrumenteve. Faleminderit shtepise se kultures qe na lejoi te perdorim instrumentet e shtepise se kultures. Leke Gjergji 2011.
Tromboni ne Shkoder dhe Shqiperi nuk ka ndonje tradite te madhe por mbas hapjes se shkolles se muzikes u fut ne programet e ketij institucioni.
Klasen e trombonit e ka filluar gjithashtu Leke Gjergji. Edhe ne instrumentin e Trombonit ai punoi me nje perkushtim te vecante dhe si rezultat dolen edhe studentet e pare si p.sh Luan Borova Sokol Marku Leke Tusha etj. Por nje rol shume te rendesishem per zhvillimin e ketij instrumenti ka Sokol Marku drejtori aktual i shkolles artistike. Ai e ka drejtuar klasen e Trombonit mbas viteve 1982 me shume kompetence dhe profesionalizem. Si rezultat i nje pune plot pasion dhe perkushtim filluan te dalin nxenesat e pare te tij te cilet me vone u bene profesore dhe instrumentiste te njohur. Mbas viteve 90 disa nxenes te Trombonit kane studiuar ne shkollat e perparuara ne Sh.B.A dhe Europe.
Klasa e Cornos eshte fillur nga profesor Leke Gjergji. Studentet e tij me te mire Gasper Cuni dhe Vlash Raskaj e cuan me perpara traditen e mire te krijuar ne kete instrument te rralle.
Klasa e flautit oboes klarinetes dhe fagotit
Klasa e Flautit ne shkollen artistike asht filluar nga profesor Tish Mirdita. Tish Mirdita me profesionalizem dhe perkushtim intelektual nxori edhe nxenesat e pare te ketij instrumenti.
Flauti eshte instrument muzikore i familjes se te drunjtave. Ne Shqiperi edhe ky instrument nuk ka pasur ndonje tradite te vecante pervec disa iniciativave te cilat i permenda me lart ne grupe amatore dhe iniciativave personale. Historiku i tij fillon ne Shkollen e muzikes Prenke Jakova me hapjen e ketij institucioni.
Duhet permendur edhe kontributi i flautistit dhe mesuesit Jakin Nenshtati i cili punoi me nje perkushtim te vecante per perhapjen e ketij instrumenti.
Oboe eshte nje instrument shume i rendesishem i veglave te drurit. Ashtu si edhe instrumenti i flautit ky instrument kaq i dashur dhe i rralle nuk ka pasur ndonje historik te mirefillte ne Shqiperi.
Klasa e oboes eshte krijuar nga Tish Mirdita. Pavaresisht se ishte flautist Tish Mirdita ka nxjere intrumentistet e pare ne kete instrument te cilet me vone u bene profesore ne Shkollen artistike Prenke Jakova p.sh. Andrea Marko dhe instrumentiste te cilet luajne ne formacionet serioze shqiptare sic eshte Teatri i Operas dhe orkestra e Radio Televizionit ne Tirane. Profesor Andrea ka punuar me shume perkushtim dhe profesionalizem per mesimin e Oboes. Ai eshte perpjekur sistematikisht qe te zhvilloje dhe te ccoje perpara instrumentin e Oboes si ne planin teknik ashtu edhe interpretativ.
Klarineta eshte nje instrument muzikor i familjes se te drunjtave. Klarineta ka nje tradite me te hershme ne Shqiperi dhe ne Shkoder.
Klasa e klarinetes eshte filluar nga muzikanti i vjeter shkodran Muhamet Grimci por historikun e vertete te ketij instrumenti e ka filluar mesuesi shume i pasionuar Matish Troshani. Me nje perkushtim te madh dhe deshire per ta cuar kete instrument ne nivelet me te larta nga klasa e profesor Matishit dolen instrumentistet e pare te klarinetes te cilet u bene jo vetem mesues te ketij instrumenti ne shkollen artistike Prenke Jakova sic ishte Ahmet Ujkashi por u bene dhe instrumentiste dhe soliste te shquar jo veten ne planin lokal por edhe ne ate kombetar.
Fagoti eshte instrument i veglave te frymes se te drunjta. Fagoti u shfaq ne formen moderne ne shekullin e 19-te ne orkestra banda dhe ne literaturen e muzikes se dhomes. Edhe fagoti nuk ka pasur ndonje tradite te madhe ne Shqiperi por ky instrument u fut vetem me hapjen e shkolles se muzikes ne Shkoder ne programet e edukimit muzikore.
Klasa e fagotit eshte krijuar nga mesuesi Rrok Jaku. Profesor Rroku me shume profesionalizem nxori instrumentistet e pare qe me vone studiuan ne Institutin e arteve sot Akademia e arteve dhe qe me vone u bene profesore ne Shkollen artistike Prenke Jakova. p.sh Lisen Bashkurti. Nje rol te rendesishen per klasen e fagotit ka luajtur edhe profesor Prenke Mrishaj i cili eshte edhe mesues aktual i ketij instrumenti ne shkollen artistike. Profesor Prenka ka punuar me perkushtim te vecante per rritjen e nivelit artistik tek instrumenti i fagotit.
Banda e shkolles artistike Prenke Jakova dhe muzika e dhomes ne 50-vite
Fale iniciatives se mesuesit shume te pasionuar Leke Gjergji u ngrit Banda e pare e shkolles artistike. Gjithashtu me banden muzikore ka punuar edhe mesuesi i Cornos Gasper Cuni dhe pastaj Sokol Marku.
Banda e shkolles ka marre pjese ne shume aktivitete te qytetit te Shkodres.
Ja se cfare shkruan profesor Leke Gjergji per fillimin e orkestres frymore te Shkolles se mesme te muzikes Me orkestren frymore te shkolles jane perballuar shume aktivitete te ndryshme ne qytet dhe fshat. Ne cdo feste ose eveniment politik orkestra frymore e shkolles ishte perhere dhe kudo e pranishme. Me formacionin frymor te shkolles jemi vleresuar me cmim ne konkursin kombetar te shkollave te muzikes.Leke Gjergji 2011
Muzika e dhomes eshte filluar nga profesor Leka me kuartete dhe kuintete tunxhi. Ne muziken e dhomes arritjet e profesionale dhe loje moderne u bene nga nje grup nxenesish shume te talentuar te paret qe filluan ne klasen e 5-te te drejtuar nga profesor Qamil Gjyrezi. Fillimi i klases se peste per instrumenatet frymore ishte gjithashtu nje iniciative e rendesishme e profesor Lek Gjergjit. Ky grup ka dhene koncerte ne te gjithe Shqiperine Tirane Durres dhe Korce. Keto formacione te vogla frymore luajten nje seri autoresh klasike romantike dhe bashkekohore. Okteti i tunxhit luajti edhe muzike Jazz te orkestruar nga Gjon Shllaku pjese nga kompozitori amerikan George Gerzhvin. Kompozitori i shquar shkodran Gjon Kapedani ka punuar me shume pasion shume pjese per kete formacion. Mbas viteve 90- gjithashtu me muziken e dhomes ka punuar edhe Sokol Marku qe eshte vleresuar me Cmimin e dyte ne takimin e ansambleve te muzikes se dhomes ne Tirane ne vitin 2008.