Rikonstruksioni Topalli peruron sallen e seancave Tani ka pamjen e nje Parlamenti Europian
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka peruruar dje sallen e rikonstruktuar te seancave parlamentare. Gjate nje prononcimi per gazetaret Topalli u shpreh se pamja e re qe ka marre salla ngjason me parlamentet e tjera europiane. Me tej ai theksoi se ne kete salle do te merren vendime te rendesishme per vendin. Jam e sigurt se ne kete salle do te merren vendime te tjera jetike e te rendesishme per te permbushur me shpejtesi standardet dhe per tu bere anetar me te drejta te plota ne familjen europiane. Ne kete salle parlamenti ne do te jemi deshmitare te vendimeve historike dhe do te shohim brenda javeve qe vijne se si shqiptaret do te levizin te lire ne Europe. Nje dite qe do te shenohet perjetesisht ne historine e ketij kombi si nje premtim i realizuar i PD-se. shte shume inkurajues per shqiptaret opinioni i djeshem ne Bruksel se ne jo vetem i kemi permbushur kushtet por kemi progres te mire ne luften kunder korrupsionit - eshte shprehur Topalli. Ajo tha se imazhi i ri i salles nuk ka asgje te ngjashme me sallen e vjeter. Jam shume e kenaqur qe pjesa perballe nuk ka asgje te perbashket nga ajo qe ishte perpara 20 viteve dhe i takonte ketij parlamenti ta bente kete ndryshim teresor. Une jam e kenaqur qe sot salla e Kuvendit te Shqiperise ka pamjen e nje parlamenti europian. Nuk mund te ndodhte ndryshe kur gjithe Shqiperia ka ndryshuar do te ndryshonte edhe salla e Parlamentit. Ne kete salle do te vazhdojme te marrin vendime te rendesishme per vendin tone ne kete salle te gjithe bashke do te vazhdojme te punojme te shqyrtojme ligje te kalojme reforma qe kane ne fokus interesat e qytetareve shqiptare. Sic e shikoni eshte hedhur poshte tavani i vjeter prej 450 metrash katrore eshte me nje sistem krejt te ri elektrik me nje ndricim qe eshte dy here me i madh se ai qe ishte me perpara dhe qe kursen rreth 30 po ta kthejme ne kosto te shpenzimeve me punime brenda cdo katrori. Dua te falenderoj projektuesin per zgjidhjen qe i ka dhene per te bere te mundur qe pavaresisht nga permasat e kufizuara qe kjo salle kishte per te bere te mundur krijimin dhe konfigurimin e vendosjes se deputeteve ne forme harku ashtu sic eshte edhe ne Parlamentin Europian ashtu sic eshte edhe ne parlamentet e tjera te botes - eshte shprehur Topalli.
4 Shtator 2010