E Diel, 1 Nëntor 2026

Perfundon afati raporti i Fajonit per vizat nuk ndryshon



Raporti qe komisionerja europiane Tanja Fajon pergatiti per pershpejtimin e liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen nuk ka pesuar asnje ndryshim. Dje ka qene afati i fundit qe kishin ne dispozicion grupet parlamentare ne Parlamentin Europian qe te paraqitnin amendamente per kete raport. Por me sa duket te gjitha grupet parlamentare te PE-se mbeshtesin propozimin e znj. Fajon per pershpejtimin e procesit te liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Vete komisionerja Tanja Fajon uron qe shqiptaret te udhetojne pa viza ne prag te Krishtlindjeve.
Qendrimi
Uroj qe shqiptaret te levizin lirshem ne BE ne fund te ketij viti. Apelova qe kjo gje te ndodhe perpara Krishtlindjeve e shpresoj te jete keshtu. Shqiperia eshte teknikisht e gatshme. Komisioni Europian tregoi se do ta ndjeke nga afer procesin dhe me tej pra nuk mbyllet ketu keshtu qe le te shohim. Persa i takon impaktit te situates politike une shpresoj qe ajo nuk do te perkeqesohet ne Shqiperi. Ne duam te shohim nje vend politikisht te qendrueshem. Kjo mund te shkaktonte sigurisht dyshime te disa vende anetare nese do te verenin se situata politike eshte e paqendrueshme - tha Fajon. Sipas saj nje sinjal paraprak se si do te jete humori i vendeve anetare do te mund te shihet ne mbledhjen e Keshillit te ketij muaji. Une pres qe e gjithe puna per permbushjen e kritereve teknike te jete plotesuar qe Shqiperia te kete bere gjithcka duhej me qellim qe ne te vijojme proceduren bashke me Keshillin e te shohim se si do te jete humori ne Keshill qe debaton ne mes te shtatorit - eshte shprehur Fajon.
Keshilli i ministrave te Brendshem europiane pritet te vendose per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen ne takimin e 8-9 nentorit sic parashikon axhenda paraprake e Presidences belge. Ne Parlament ne parashikojme qe Komiteti ta votoje ne shtator dhe ne seance plenare shpresoj te kaloje ne fund te shtatorit ose ne tetor - u shpreh Fajon.
Raporti qe Fajon prezantoi nje dite me pare ne Komitetin per eshtjet e Brendshme te PE-se pritet te miratohet diten e hene me date 6 shtator. Pas ketij prezantimi te znj. Fajon Komiteti per Punet e Brendshme do te dergoje nje forme te plote te konkluzioneve te Kolegji i Komisionereve i cili do te jape opinionin e tij. Rekomandimi i Komisionit do te kaloje per votim ne Parlamentin Europian i cili me pas do tua dergoje ministrave te Brendshem te BE-se per nje vendim perfundimtar per heqjen ose jo te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen.

4 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›