E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rikonstruksioni i rrugëve në Katund të Ri, Sako: U shërben 600 banorëve të zonës

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako u shpreh sot përmes një njoftimi në rrjetet sociale, se vijon puna për rikonstruksionin e rrugëve “Lëvizja e Lirë” dhe “Domi” në Katund të Ri.

“Po punojmë për rikonstruksionin e dy rrugëve në fshatin Rinia në njësinë administrative të Katundit të Ri. Një tjetër zotim i mbajtur në përgjigje të kërkesës së banorëve. Asfaltimi i rrugëve “Lëvizja e Lirë” dhe “Domi” me gjatësi 830 metra, lehtëson ndjeshëm lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve dhe i shërben rreth 600 banorëve të kësaj zone”, tha Sako.

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›