E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikonstruksioni, pemë ulliri 450-vjeçare në Presidencë

Vështirë të dallosh se ku mbaron gjelbërimi dhe ku nis imitimi i tij nëpër kangjellat e oborrit të Presidencës.

Gjysma e tyre është e mbuluar nga një reklamë me bimë zbukuruese, si telajo gjigante, identike me ato kacavjerrëset e vërteta që përhapen në gjysmën tjetër të rrethimit. Prej disa javësh diçka po ndodh përtej atyre hekurave dhe dyshimi përforcohet nga punëtorët me uniformë të Bashkisë së Tiranës, të cilët hyjnë e dalin nga porta kryesore, e siguruar me kamera dhe ushtarë.

“Panorama” sjell sot nje vëzhgimi me ate qe ndodh ne Presidencë.  Lëvizjet e punëtorëve brenda oborrit ngjajnë si rebus nga larg, por duke u afruar enigmat sa vijnë e zbehen…

Pllaka oborri që zëvendësohen, pemë që mbillen, bar që shtrohet si tapet, llamba që montohen etj. Duket si rikonstruksion. Ajo çfarë sheh, thjesht ka nevojë për konfirmim zyrtar, ashtu si edhe shuma e investimit.

“Është e vërtetë që po rikonstruktohet oborri i Presidencës në 6 mijë metra katrorë, por kostoja në buxhetin e shtetit është zero. Gjithçka është bërë me donacione nga kompani private, duke filluar që nga projekti i përgjithshëm i rikonstruksionit, që është dhuratë nga arkitekti i njohur në Europë dhe SHBA, Italo Rrota”, bëjnë me dije burimet presidenciale, duke treguar njëkohësisht edhe emrat e tjerë të donatorëve. “Fiera del Levante” është një ndër ta që së bashku me rajonin e Pulias, e kanë hijeshuar oborrin e godinës së kryetarit të shtetit me simbolin e paqes, një pemë ulliri 450-vjeçare në shenjë të miqësisë shekullore mes dy vendeve.

(Reportazhin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›