Halimi-opozites Voto ligjin per Gjykaten e Larte
“Opozita të votojë ligjin për gjykatën e lartë” është ky apeli i ripërsëritur i ministrit të drejtësisë Eduasd Halimi për Partinë Socialiste në një kohë kur kanë mbetur edhe tre ditë afat për votimin e ligjit të gjykatës së lartë, një nga tre kushtet e BE për integrimin e Shqipërisë. Kreu i drejtësisë u shpreh se votimi i këtij ligji ka rëndësi jo vetëm për funksionimin e gjykatës administrative infrastruktura e së cilës ëhtë gati por edhe për integrimin europian të vendit.
Pjesmarrës në konferencën për shkëmbimin e praktikave më të mira për përzgjedhjen dhe emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve Halimi tha se 90% e shqiptarëve mbështesin aspiratën europiane të vendit ndaj ata presin që drejtësia të jetë ë pavarur e përgjegjshme transparente dhe e paanshme.
Ministri i drejtësisë nuk ka harruar të përmendë para përfaqësuesve të shkollës së magjistraturës, ambasadorës së Francës, Moro, ambasadorit të SHBA Arvizu vlerësimin pozitiv të Komisionit Europian të bërë publik pak ditë më parë nga Komisionerja Malmstrom për reformat e ndërmarra gjatë këtyre viteve.