E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozohet numertimi i legjislaturave te Kuvendit

Nuk ishte vetëm shqetësim i kryetares së kuvendit Jozefina Topalli, por edhe një nevojë për të njohur qoftë dhe historikisht funksionimin e organit përfaqësues të popullit, qëllimi i hartimit të një projektvendimi për numërtimin e legjislaturave të Kuvendit të Shqipërisë.
Lënë mënjanë qëllimisht prej pushtetit komunist, jeta parlamentare në etapat 1912-1920 dhe 1921-1924, por edhe ajo e periudhës së mbretërisë 1928-1939, është një mangësi e madhe, të cilën me nismën e Kryeparlamentares Topalli, synon ta ndreqë në 100-vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar, Këshilli i legjislacionit.

Anëtarët e tij të mbledhur të martën paradite mësuan se ka dy vjet që bëhen përpjekje prej historianëve dhe konstitucionalistëve për mbërritur në këtë projektvendim, i cili synon të hapë rrugën për të njohur funksionimin e parlamentit, në miratimin e akteve themelore të shtetit shqiptar, por edhe funksionimin e institucioneve të tjera të larta të shtetit.
Për këtë nismë znj Topalli, solli në vëmendje praktikën e ndjekur nga disa shtete europiane, në të cilat numërtimi i legjislaturave ka marrë si kriter thelbësor periudhat që kanë kaluar këto shtete sidomos në kuadrin kushtetues të tyre.

“Është e nevojshme që numërtimi i legjislaturave në Kuvendin e Shqipërisë të bëhet mbi të njëjtat kritere dhe baza sikurse edhe në vendet e tjera europiane ku në themel është miratimi i kushtetutave të reja. Me miratimin e këtij vendimi i bashkohemi traditës së shteteve demokratike edhe përsa i takon numërtimit të legjislaturave të parlamenteve të tyre" tha Kryetarja e Kuvendit.

Të bindur për argumentat e sjella Këshilli vendosi kalimin e këtij projektvendimi për miratim në seancë plenare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›