Rikonstruktimi i Pallatit të Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë, Rama inspekton punimet

Pallatit të Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë i është nënshkruar rikonstruktimit të plotë për të sjellë standardet moderne për zhvillimin e artit dhe kulturës.
Kryeministri Edi Rama pa nga afër punimet që janë bërë në Pallatin e Kulturës, ndërsa në të përfshihet salla e baletit, salla e kostumografisë, galeria e arteve dhe salla e koncerteve.
Vetë Rama e konsideroi këtë si “kantierin e rilindjes së Pallatit të Kulturës”.
Stafi që është marrë me rikonstruktimin e objektit tha se ndërhyrjet janë bërë që në themele, por janë ruajtur strukturat e përparshme të organizmit të ambienteve.
/rtsh.al/