Tiranë/ Bie nga pallati në ndërtim ku po punonte, plagoset 26-vjeçari

Një 26 vjeçar ka rënë nga lartësia në pallatin në ndërtim ku po punonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë në rrugën “Besnik Hidri”.
I riu ka qenë duke punuar në pallatin në ndërtim ku sipas policisë “dyshohet se “26-vjeçari E.H. ka rënë aksidentalisht”.
26-vjeçari ka marrë plagë të shumta në trup dhe është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë.
/rtsh.al/