E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikonstruktohet aksi Bogdanët. Basha, 100 udhëtime për Ismail Qemalin

basha-aTiranë- Me një investim prej 20,9 milionë lekësh, Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e rrugës së Bogdanëve, një rrugë që shtrihet në zemër të kryeqytetit dhe lidh rrugën e Durrësit me atë të Kavajës.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka bërë të ditur se në proces përfundimi në kryeqytet, janë edhe 15 rrugë të tjera.

Përfundimi i rrugës së Bogdanëve na jep kënaqësinë e veçantë, që së bashku me banorët, të shikojmë se sa mirë është bërë kjo punë, sa shpejt është bërë kjo punë, të kujtojmë si një të kaluar që sdo kthehet, faktin që rruga ka qenë paprekur për dy dekada me radhë. Kujtoj këtu, se në këtë zonë të Tiranës, me të njëjtat parametra kemi përfunduar edhe tre rrugë të tjera dhe e katërta përfundon në dy ditët e ardhshme, ndërkohë që anembanë kryeqytetit, Bashkia e Tiranës po përfundon afro 15 rrugë të tjera, çka është edhe fundi i paketës investitore të vitit 2012. Njëkohësisht, ka nisur 11 projekte dhe do të nisë deri në gusht edhe 40 projekte të tjerë, çka është edhe paketa investitore e vitit 2013,-tha Basha.

Kryebashkiaku Basha ka shprehur synimin e Bashkisë së Tiranës, që deri në 2015, të përfundojë ndërtimi i infrastrukturës në të gjithë qytetin.

Ndërkohë në një tjetër aktivitet zoti Basha dhuroi një udhëtim në kryeqytetin austriak Vjenë, si shpërblim ndaj 100 nxënësve të shkollës së mesme Ismail Qemali, e cila u shpall shkolla më e mirë, në konkursin Tirana-Teens.  Këtij grupi do ti bashkohen edhe nxënësit që u shpallën më të mirët në sport dhe art.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›