E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, CEZ: Garantojmë furnizim pa ndërprerje me energji të KZAZ-ve

kzazTiranë- Nesër Shqipëria zhvillon zgjedhjet palamentare ku do të vendoset për qeverinë e re, ndërsa CEZ Shpërndarje ka deklaruar se do të ketë energji elektrike pa ndërprerje të të 89 Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Në një deklaratë për mediat, administratori i CEZ-it, Sahit Dollapi, u shpreh se do të përdoren edhe burime alterantive nëse do të ketë defekte.

Në bashkëpunim me KQZ-në janë identifikuar të gjitha qendrat e votimit dhe KZAZ-të në të gjithë vendin për ti siguruar një furnizim normal me energji elektrike. Në rast avarie gjatë ditës së zgjedhjeve apo gjatë ditëve në vazhdim kemi hartuar një plan efikas që siguron furnizimin me energji elektrike në të gjithë infrastrukturën zgjedhore. Ky plan përfshin ngritjen e grupeve të gadishmërisë në çdo qark të vendit për rregullimin e avarive. Furnizimin me linja të dyta e të treta për të 89 KZAZ-të në të gjitha qarqet dhe pajisjen me gjenerator të të gjitha KZAZ-ve dhe qendrave të numërimit të votave,- tha ai.

Gjithashtu Dollapi u shpreh se punonjësit e kompanisë do të jenë në gadishëmri për të riparuar edhe çdo avari apo defekt në linjat që furnizojnë qytetarët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›