E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rikonstruktohet stadiumi i Liverpulit

Liverpuli po rikonstrukton stadiumin e vet, bazuar në një projekt që kushton deri në 80 milionë paund. Punimet janë në rrugën e duhur dhe parashikohet të përfundojnë në fillim të sezonit futbollistik 2023-2024. Projekti përfshin kryesisht ndërtimin e plotë të tribunës kryesore, që do të shtojë numrin e ulëseve deri në 7,000, duke e çuar kapacitetin e përgjithshëm të stadiumit në 61,000 vende. Billy Hogan, drejtori i përgjithshëm i klubit të të kuqve, tregon se ata po konsiderojnë idenë e shitjes së emrit të tribunës së re, me qëllim mbledhjen e fondeve të reja ndaj janë duke shqyrtuar ofertat e duhura.

“Është sigurisht diçka që ne do ta konsiderojmë. E bëjmë këtë lëvizje  për të mirën e gjithë stadiumit Anfield Road dhe të ardhmes të shëndetshme financiare të klubit” – tha ai. Javën e kaluar Sportsmail raportoi se mbulesa e re e madhe e stadiumit të Liverpool-it u zhvendos për të kryer punime.

30 inxhinierë të aftë shpenzuan 12 orë për të siguruar strukturën kryesore në mbulesën e re, duke detajuar se u përdorën 25,000 bulona për ta instaluar atë. Ndërkohë që është shtruar një tapet i ri hibrid në fushë. Ky tapet krijon lehtësira përsa i përket mirëmbajtjes sepse nuk kërkon aq shumë kohë për t’u ripërtërirë në çdo stinë të verës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›