Plani gjashtë-pikësh, BE shpreson në një marrëveshje me Prishtinën
Prishtinë (bbc-start)- Bashkimi Evropian shpreson se deri në fund të javës do të arrihet një marrëveshje me Prishtinën zyrtare për planin gjashtë pikësh të OKB-së për praninë ndërkombëtare në Kosovë.Një zëdhënëse e shefit të diplomacisë evropiane, Christina Gallack, i tha BBC-së se BE-ja shpreson në shtrirjen e EULEX-it në të gjithë territorin e Kosovës deri në dhjetor të këtij viti. Sipas saj, ky mision do të punojë në kuadër të rezolutës 1244, që vazhdon të ofrojë një rol për OKB-në.
Gallack tha se kjo nuk do të kufizojë mundësitë e EULEX-it që të punojë me institucionet e Kosovës mbi bazën e ligjeve të aplikueshme në Kosovë, ndërsa shtoi se EULEX-i do të mbajë përgjegjësi të kufizuara ekzekutive dhe, në të njëjtën kohë, do të respektojë kornizën institucionale dhe ligjore të Kosovës.
Autoritetet kosovare e kanë kundërshtuar marrëveshjen e OKB-së me Serbinë mbi bazën e një plani gjashtëpikësh të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Moon, për të ardhmen e misioneve ndërkombëtare në Kosovë.
Por ato thanë se do të vazhdojnë bisedimet me autoritetet ndërkombëtare për shtrirjen e misionit evropian për drejtësi dhe polici në tërë territorin e Kosovës, por pa kushte. Plani gjashtëpikësh u kundërshtua për shkak se, siç thuhet, përmban elemente të ndarjes në vija administrative të Kosovës, në veçanti në fushën e drejtësisë, policisë dhe doganave.