Rikthehen krerët e degëve të PS-së në rrethe
27/03/2010 Statuti i ri nuk prek dorëheqjen e kryetarit të partisë
Grupi i punës rrëzon propozimin për oponencën kolektive
Partia Socialiste do të rishohë organizimin dhe funksionimin e saj në nivel vendor. Kështu, në diskutimet për hartimin e një drafti përfundimtar mbi ndryshimet në statutin e PS-së vihet re se tashmë synohet rishikimi i mënyrës se si është drejtuar deri më tani kjo parti, pas ndërhyrjeve të fundit në librin e rregullave. Ishte mbledhja e djeshme e grupit të punës e ngritur për ndryshimet në statut që parashtroi disa propozime lidhur me këtë çështje, për t’ia deleguar mbledhjes së javës së ardhshme për miratim. Konkretisht, burime pranë këtij takimi bënë me dije se u propozua rikthimi i organizimit të PS-së në nivel rrethi, i cili do të ketë një kryetar dhe asamblenë socialiste si forum të saj drejtues. Po kështu gjatë diskutimeve të djeshme u hodh poshtë futja në kushtetutën e PS-së të oponencës kolektive. Njëkohësisht u rrëzua dhe propozimi që sekretarët e këshillave socialistë të zgjidhen në bazë KZAZ, duke vijuar që sekretarët të zgjidhen në bazë rrethi. Gjithashtu pritet që me ndryshimet e radhës PS-ja në rang qarku të mos përfaqësohet më nga koordinator. Po kështu në bazë të këtyre ndryshimeve pritet që kryetarët socialistë të komunave e bashkive të mos zgjidhen më sipas parimit “një anëtar, një votë”.
Takimi
Statutit të Partisë Socialiste i rikthehet në përbërjen e tij sërish PS-ja e rrethit dhe kreu i saj. Deri tani organizimi i PS-së ishte i konceptuar në bazë të qendrave të votimit, që përfaqësohen nga organizatat socialiste, për të kaluar tek organizimi i bazuar sipas ndarjes së njësive vendore, bashki komunë, për t’u mbyllur piramida në nivel qarku me një koordinator dhe konferencën socialiste. Tashmë me ndërhyrjet e radhës në librin e rregullave të partisë pritet që PS-ja të jetë e organizuar dhe në nivel rrethi, e cila do të ketë kreun dhe asamblenë e saj. Por ndërkohë që këto ndryshime përfshijnë edhe heqjen e mënyrës së deritanishme të përfaqësuesit të partisë në nivel qarku, pra heqjen nga struktura drejtuese të koordinatorit.
Debati
Në mbledhjen e tejzgjatur që grupi i punës për ndryshimet në statut zhvilloi ditën e djeshme u rrëzua oponenca kolektive e propozuar nga anëtari i Asamblesë Kombëtare të PS-së Maqo Lakrori. Mësohet se kundërshtinë ndaj këtij propozimi anëtarët e këtij grupi e mbështetën në atë çfarë përcakton statuti i partisë në nenin 2 të tij, i cili flet pikërisht për lirinë e mendimit në parti. Gjithashtu, ndalur në mënyrën e zgjedhjes së drejtuesve të partisë në nivel vendor, një nga anëtarët e grupit të punës, deputeti Bashkim Fino, mësohet të ketë propozuar që sekretarët e këshillave socialistë të zgjidhen në bazë KZAZ. Propozim ky që është hedhur poshtë gjatë diskutimeve në mbledhje. Ndërkohë që pritet mbledhja e javës së ardhshme të miratojë në mënyrë përfundimtare draftin për ndryshimet në statut, për t’ua deleguar forume drejtuese të PS-së për miratim, konkretisht Asamblesë Kombëtare dhe Kongresit, i cili parashikohet të mblidhet në fund të muajit prill.
Axhenda e punimeve të Asamblesë Kombëtare
Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë Kombëtare për të vendosur mbi pozicionin e saj përballë institucionit të Kuvendit. Kështu, takimi i thirrur këtë fundjavë do të diskutojë e më pas do të miratojë vendimin mbi një çështje të tillë. Pra, do të jetë ky takim që do të përcaktojë nëse grupi parlamentar socialist do të vijojë të shkojë në Parlament, pra nëse do të bashkërendojë luftën parlamentare me protestat popullore, apo do të ndjekë vetëm këtë rrugë, duke rimarë për pasojë bojkotin ndaj tij. Megjithatë, bëhet e ditur se paraprakisht është vetë lidershipi socialist ai që e ka përcaktuar tashmë se cila do të jetë strategjia e grupit parlamentar të PS-së kundrejt Kuvendit. Ndërkohë po gjatë këtij takimi anëtarët e forumit më të lartë vendimmarrës mes dy kongreseve të Partisë Socialiste do të diskutojnë dhe lidhur me mënyrën e organizimit të protestave qytetare për votën e lirë. Po kështu do të jetë kjo mbledhje që do të përcaktojë edhe datën kur do të thirret kongresi i PS-së.
Dorëheqja
Ndryshimet e reja në statutin e PS-së nuk do të prekin ndërprerjen e mandatit të kryetarit të partisë: kur jep dorëheqjen, kur partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme legjislative, kur humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të partisë.
Ndryshimet
Bie oponenca kolektive, rikthehet PS e rrethit, hiqen koordinatorët në rang qarku. Gjithashtu, kryetarët e PS-së në nivel komune e bashkie nuk do të zgjidhen në bazë të parimit një anëtar-një votë, si dhe sekretarët e këshillave socialistë do të vijojnë të zgjidhen në bazë rrethi.