E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshim i kurrikulave sipas sistemit të Bolonjës

27/03/2010 Studimet e larta

Zbatimi i sistemit të Bolonjës në universitetet publike do të shoqërohet me ndryshimin e kurrikulave studimore, të cilat do të orientohen drejt plotësimit të kërkesave të tregut të punës. Lajmi është konfirmuar nga kreu i Ministrisë së Arsimit, Myqerem Tafaj, gjatë konferencës shkencore të zhvilluar mbi procesin e Bolonjës në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan. Sipas ministrit, rëndësi të veçantë do t’i kushtohet fuqizimit në drejtimin e studimeve të Teknologjisë së Informacionit, sepse tregu i punës ka nevojë për specialistë dhe teknikë në këtë fushë. “Ne na duhen gjithashtu edhe mësues të kualifikuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit, sepse lënda e informatikës ka hyrë që në klasën e shtatë dhe vazhdon edhe në shkollën e mesme”, ka deklaruar ministri. Aktualisht i gjithë sistemi parauniversitar është përfshirë në procesin e reformimit të kurrikulës mësimore, e cila u vjen në mbështetje njohurive mbi Teknologjinë e Informacionit. Gjatë këtij takimi, është pohuar se për vitin akademik 2010-2011, synohet të 3-fishohet numri i studentëve që do të pranohen në të gjitha drejtimet e studimeve dhe profilet që lidhen me këtë fushë. Diskutime mbi ndryshimet që do të zhvillohen në arsimit e lartë për zbatimin e sistemit të Bolonjës do të zhvillohen edhe në universitetet e tjera publike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›