E Diel, 1 Nëntor 2026

MM: Dokumentet sekret shtetëror, Braçe nxit shthurjen e institucioneve

Ministria e Mbrojtjes mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj se publikimi i dokumenteve nga PS për tregëtinë e armëve janë sekret shtetëror. Në një reagim të saj pas deklaratës së deputetit Erjon Brace, zëdhënësja e këtij dikasteri deklaroi se Braçe po nxit shthurjen e institucioneve, pasi po publikon dokumenta sekrete.

Më tej Ministria e Mbrojtjes nënvizoi faktin se shitja e municioneve është e ligjshme dhe e monitoruar, ndërsa hodhi poshtë dhe pretendimet e PS për cënim të sigurisë kombëtare nga shitja e armëve në Mal të Zi, duke e quajtur një propagandë komuniste.

“Ne do pastrojmë plehrat e komunizmit. Jemi të gatshëm të përgjigjemi për çdo dokument”- tha ajo.
Më herët Partia Socialiste, përmes deputetit Erjon Brace tha se dokumentat e bëra publike prej tij nuk janë konfidenciale dhe nuk përbejnë sekret shtetëror.

Ndërkaq Brace hodhi përsëri akuza të forta në drejtim të ministrit Arben Imami duke u shprehur ka armatosur Malin e Zi, me dy predha për çdo familje, çfarë sipas tij përbën kërcënim të sigurisë kombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›