Rikthehen maskat, dy persona të armatosur grabisin kambistin, arrestohet njëri
Një kamion ka rënë pre e grabitjes me maska mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Ostren rreth orës 16:30, teksa nën kërcënimin e armëve dy persona të maskuar kanë ndalur shoferin e kamionit,Astrit Koleci dhe kanë grabitur të hollat që kishte me vete pasagjeri Ulmi Tomja.
Burime nga policia e Bulqizës bëjnë me dije se kambistit Tomja i janë grabitur 3 mijë euro, nderkaq vetem pak pas ngjarjes, policia ka mundur te beje dhe arrestimin e njerit prej autoreve te grabitjes, 20 vjeçarin Shefki Muka.
Nga ana e bluve vijojne kerkimet per kapjen edhe te autorit te dyte te grabitjes.
Në korrik, katër anëtarë të një familje u plagosën nga tre grabitës të armatosur në dalje të qytetit të Pukës, pasi nuk pranuan të ndalonin në pritë, vetëm një ditë pasi një familje kosovare ishte grabitur në Rrugën e Kombit.