Ramazani, Basha shtron iftar: I lumtur për nisjen e punës për Xhaminë e Madhe
Kryetari i Bashkise Tirane se bashku me Kryegjyshaten Boterore te Bektashinjve ka shtruar nje iftar per te gjithe besimtaret myslymane ne keto dite te fundit te Ramazanit.
Ne te ishin te pranishem personalitetet me te larta te vendit tone mes te cileve, Ambasadore te shumte, Kryegjyshi Boteror i Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj, Kreu i Komunitetit Myslyman Haxhi Selim Muca si edhe figura te njohura te jetes sociale e politike te vendit. Nje prej te ftuarve ishte edhe Rajmonda Bulku, e cila dha nje urim per besimtaret myslymane.
Pasi tavolinat u mbushen me te ftuar, Zoti Basha foli perpara tyre duke uruar harmoni mes njerëzve dhe duke mos lene pa permendur edhe fillimin e ndertimit te xhamise se re ne kryeqytet.
Nderkohe qe zoti Basha perfundoi fjalen e tij u degjua kenga e hoxhes nga xhamia ne qender dhe te gjithe te ftuarit nisen te shijonin darken e iftarit ne shoqerine e njeri-tjetrit.