E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehen ndërhyrjet kirurgjikale në Otorinolaringologji në Spitalin e Gjirokastrës

TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ Në Spitalin Rajonal Gjirokastër janë rikthyer ndërhyrjet kirurgjikale të specialitetit Otorinolaringologji.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale deklaron se “këto ndërhyrje zgjerojnë gamën e procedurave kirurgjikale, me qëllim ofrimin e shërbimeve cilësore dhe bashkëkohore për komunitetin”.

“Së fundmi, ekipi mjekësor riktheu plotësisht funksionin normal të gjendrës submandibulare tek pacienti”, bën me dije MSHMS.

Spitali Rajonal i Gjirokastrës ofron të gjitha specialitetet si urgjenca, kirurgjia, pediatria, infektivi, radiologjia, patologjitë dhe i shërben 60 mijë banorëve të qarkut.

1 nga 2

/k.s/r.e/ /a.g/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›