Rikthehen radhet e gjata ne Kapshtice, 2 ore pritje ne kufi
Kthimi i emigranteve drejt Greqise, ashtu si dhe vitet e tjera, po shoqerohet me radhe dhe ore te tera pritjeje ne doganen e Kapshtices. Shkak i vonesave ne kufi, eshte bere pala greke, e cila punon me personel te reduktuar dhe ritme mjaft te uleta. Situata ne doganen e Kapshtices eshte renduar edhe me teper nga fluksi i emigranteve qe kane zgjedhur fundjaven per t’u kthyer ne vendlindje. Nga ana e pales shqiptare po punohet me kapacitet maksimal personeli dhe sportelesh, por ritmet e uleta te doganiereve greke, kane bere qe ne token shqiptare dhjetera makina te presin per te kaluar ne anen tjeter te kufirit. Komandanti i kesaj pike kufitare, Dritan Sheme, shprehet se, “deri ne mesdite pala greke ka punuar me dy sportele dhe vetem pas disa takimesh qe kemi pasur me palen greke, ata kane shtuar edhe nje sportel tjeter, por gjithsesi te pamjaftueshem per te perballuar fluksin e madh te levizjeve dhe te mjeteve qe rriten ore pas ore”. Nderkohe qe situata eshte krejtesisht tjeter ne anen shqiptare te kesaj dogane. “Per te perballuar gjithe kete fluks nga ana e policise jane hapur te gjithe sportelet e mundshme, po keshtu edhe i gjithe personeli eshte ne pune”, sqaroi Sheme. Gjithashtu jane minimizuar procedurat e perpunimit te te dhenave, duke shmangur gjithe anen burokratike. Sipas Shemes, gjendja pritet te jete me e veshtire ne oret e mbremjes, kur ne kete pike kufitare priten te mberrijne mbi 25 autobuse. Emigrantet shprehen se pritjet ne kufi jane me teper se dy ore dhe shkak per keto vonesa eshte puna me ritme te uleta te doganiereve greke.
D. Zisi
Mit’hat Domi: “Greket punojne me pak sportele”
Mit’hat Domi, nje emigrant ne Greqi nga Kukesi, qe po kthehet se bashku me familjen, thote se kjo situate perseritet per cdo vit qe ata kthehen qofte per pushime apo per festa. “Pala shqiptare punon shume mire, por dogana greke punon vetem me dy sportele dhe radha sa vjen dhe shtohet. Per ne eshte shume e veshtire qe me femije dhe gra te presim kaq gjate nen diellin pervelues”, shprehet ai per “KJ”. Pervec numrit te kufizuar te personelit dhe sporteleve ne anen greke, shkak eshte bere edhe kontrolli i imet i mjeteve dhe dokumentacionit te emigranteve qe hyjne ne Greqi .