E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rikthehen radhët e gjata në pikën kufitare të Kapshticës

Sipas emigrantëve që hyjnë në Shqipëri nga kjo doganë, vonesat vijnë për shkak të procedurave të kontrollit që ushtron policia greke ndaj personave që hyjnë në Greqi dhe faktit që ajo punon vetëm me 2 sportele.

Policia shqiptare punon me katër sportele dhe në raport me fluksin e personave që hyjnë dhe dalin, numri i sporteleve rritet në shtatë duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe makinave.

Sipas komandantit të Stacionit të Policisë Kufitare të Kapshticës, Dritan Sheme, gjatë 24 orëve kanë hyrë 2281 persona dhe 672 automjete dhe kanë dalë 3753 persona dhe 1077 automjete.

Nga data 1 deri 25 gusht, në Kapshticë kanë hyrë 73 707 persona dhe kanë dalë 69 064 persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›