E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rikthehen reshjet e borës, akset Bogë -Theth dhe rruga e Vermoshit e kalueshme

Teksa na ndajnë vetëm 2 javë nga nisja zyrtare e sezonit të verës, duket se dimri e ka të vështirë të largohet. Në qytetin e Shkodrës janë rikthyer reshjet intensive të shiut, ndërsa malet janë zbardhur nga dëbora.

Reshje bore ka pasur në aksin Bogë-Theth si edhe në zonën e Vermoshit. Rruga është e kalueshme por nevojitet kujdes nga ana e drejtuesve të automjeteve.

Sipas Autoritetit Verior të Rrugëve shqetësim mbetet mungesa e pastrimit pasi firmat që aplikuan në mirëmbajtjen e këtyre akseve për kontratën e re e cila mbaroi në datën 31 mars, janë në proces ankimimi gjë e cila ka vënë në vështirësi edhe vetë institucionet.

Firma e mëparshme ka tërhequr makineritë nga ky aks dhe pritet zgjidhja e ngërcit për vijimin e mirëmbajtjes së aksit Bogë-Theth. Zona e Thethit aktualisht po pret turistë të shumtë, ndaj edhe kujdesi drejt qarkullimit në këtë aks duhet të jetë i shtuar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›