Rikthehen rradhët e emigrantëve në Kakavijë e Kapshticë
Rikthehen rradhët e emigrantëve në Kakavijë e Kapshticë
1
2
3
4
5
(2 vota)
e hënë , 04 janar 2010
Tre dite pas nderimit te viteve ne pikat e kalimit te kufirit me Greqine, ne Kakavije dhe Kapshtice, ashtu si cdo vit, jane rikthyer radhet e gjate te emigranteve qe pas festave rikthehen ne vendet e tyre te punes ne shtetin fqinj. Keshtu ne piken kufitare te Kapshtices radha me automjete në pritje për të kaluar në anën tjetër të kufirit deri në mesditën e së djelës ka qene mbi 2 kilometër.
Pala shqiptare ka vënë në punë të pesta sportelet kurse ajo greke po
punon me sportele të reduktuara. Vetëm gjatë mesnatës në këtë pikë
doganore kanë kaluar 3 500 persona me rreth 900 automjete.
Nderkohe nga pika kufitare e Kakavijes gjatë 12 orëve të fundit të
ditës së djelë, mbi 4000 emigrantë janë rikthyer në Greqi, ndërkohë që
numri i tyre pritet të rritet në orët në vazhdim.
Nderkaq, dogana greke e Kakavijes i është përgjigjur me korrektësi
marrëveshjes dypalëshe, duke shtuar numrin e sporteve nga dy në katër.
Po ashtu flusk emigrantesh ka pasur edhe portin e Durresit dhe ate te
Vlores. Të paktën 3500 persona janë larguar ditën e dytë të ketij viti
vetëm nga porti i Durrësit, ndersa nga Porti i Vlores rreth 1000. Per
te shmangur radhet e gjata jane shtuar sportelet dhe personeli qe
kontrollon dokumentacionin.