Librazhd, del nga rruga makina, 4 të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Librazhdit ku për pasojë janë plagosur 4 persona.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Babje ku makina me targa të huaja BE 860 JJ ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën.
Si pasojë e akisdentit janë plagosur 4 persona të cilët janë dërguar menjëherë në spital ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.