Rikthehen rreshjet e dëborës në qarkun e Dibrës
Edhe pse stina e ftohtë ka kaluar, janë rikthyer sërish reshjet e dëborës në zonën veriore të vendit. Mësohet se reshje bore ka pasur në qarkun e Dibrës në Mat, Peshkopi dhe në Bulqizë. Rreshjet e borës kanë filluar paradite.
DIBER- Për herë të parë pas shumë dekadash, qarku i Dibrës përfshihet nga rreshjet e dëborës në mes të pranverës. Ndërsa gjelbërimi ka përfshirë të gjitha zonat malore në këtë qark, fenomeni i rreshjeve të dëborës ka zbardhur gjithcka duke iu rikthyer banorëve ndjesinë e stinës së dimrës.
Rreshjet e borës kanë filluar që nga paraditja dhe vazhdojnë të jenë intensive në lartësitë 1000 m mbi nivelin e detit. Të gjitha rrethet e qarkut të Dibrës, si Peshkopi, Mat, Burrel dhe Bulqizë janë përfshirë nga rreshjet vecanërisht në majat e larta të maleve, ndërsa në rrethin e Matit në komunën Maxukull, dëbora është afruar deri në afërsi të banesave. (e.n/News24/BalkanWeb)