E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, vrasësi i shqiptarit del përpara gjykatës

Vrasësi i emigrantit shqiptar në SHBA, pritet të dalë para gjykatës për t’ju dhënë vendimi për vrasjen e policit Kristo Binjaku Juria do të vendosë nëse Kevin Scot, 24 vjeç, do të marrë dënim me vdekje apo burgim të përjetshëm. 

SHBA- Një person i shpallur fajtor për vrasjen e një emigranti shqiptar që jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet të dalë përpara gjykatës në Jacksonville ku do të përballet me vendimin për vrasje të shkallës së parë. Shqiptari Kristo Binjaku u qëllua për vdekje më 30 Qershor të vitit 2007 në një lavanderi në rrugën Toledo ku dhe punonte si polic. Ai mbeti i vrarë përpara djalit të tij 13 vjeçar, ndërsa shkaku i kësaj ngjarjeje ishte grabitja. Tashmë juria do të vendosë nëse personi që kreu vrasjen, Kevin J. Scot, 24 vjeç, do të marrë dënim me vdekje apo do të duhet ta kalojë jetën në burg. Ai u shpall fajtor për tentativën e grabitjes dhe për vrasjen e emigrantit shqiptar. Mediat amerikane bëjnë të ditur se vejusha e policit të vrarë ishte e pranishme në të gjithë seanca gjyqësore, ndërsa ne si dëshmitar u mor edhe djali i viktimës, Xhulio, që tashmë është 16 vjeç dhe pa nga afër vrasjen e babait të tij. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›