E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançesteri pret Fulhamin në takimin e prapambetur

Mançester - Mançester Junaited do të presë sonte skuadrën e Fulhamit në ndeshjen e prapambetur të Premier Ligës angleze. Ky takim i përkiste javës së tretë në këtë kampionat.

Mançesteri ndodhet në krye të kampionatit anglez me 56 pikë, dy më shumë se Liverpuli i vendit të dytë. Një fitore në këtë ndeshje do ta shkëpuste atë me plot 5 pikë nga Liverpuli.

Fulhami renditet në vendin e 10 me 30 pikë, aq sa ka edhe Sanderlendi që zë një vend më poshtë. Ndeshja pritet të zhvillohet në orën 20:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›