Rikthehen temperaturate larta, mjekët: Kujdesme të nxehtin
TIRANE- Rikthehen temperaturat e larta që u ndjenë gjatë muajit korrik në vend. Sipas parashikimeve temperaturat maksimale do të shkojnë në 40 gradë celcius.
Meteorologët thonë se në ditet e para të kësaj jave temperaturat parashikohet të ulen me 3 deri ne 4 gradë celcius në raport me javën e kaluar, për t'u rritur ndjeshëm në ditët në vazhdim.
Temperatura maksimale sot në Tiranë pritet të arrijë në 34 gradë celcius, ndërsa ajo minimale 21 gradë celcius.
Ndërsa në Elbasan që në orët e para të mëngjesit, temperatura maksimale janë shënuar mbi 33 gradë celcius, ndërsa në mesditë parashikohet që temperaturat të rriten deri në 35-36 celcius.
Mjekët këshillojnë që në ditë të nxehta të konsumohen sa më shumë ujë dhe fruta, si dhe veshjet të jenë sa më të lehta. Ambientet e brendshme duhet të freskohen sa më shpesh dhe të evitohet qëndrimi në diell për një kohë të gjatë.
(s.g/atsh/BalkanWeb)