E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina në flakë, tmerr për Andersonmesfushori i Manchisterit në hetim

LONDER- Mesfushori i Manchister United Anderson mund të përballet me një hetim nga policia portugeze pas aksidentit të ndodhur të dielën në mëngjes, kur makina që ai po drejtonte doli nga rruga dhe më pas shpërtheu.

Fatmirësisht mesfushori 22 vjecar dhe një burrë e një grua që udhëtonin me të, kanë arritur t’i mbijetojnë aksidentit të ndodhur në qytetin Braga të Portugalisë.

Sipas mediave londineze mesfushori me origjinë braziliane po vinte nga një klub nate në Sardinha Biba. Incidenti ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit të së dielës, kur makina tip Audi R8, doli nga rruga dhe u përplasur me një mur për të përfunduar më pas në një fushë ku dhe shpërtheu. Sipas dëshmitarëve Aderson ishte nxjerrë pa ndjenja nga makinën në flakë, pak para se ajo të shpërthente.

Mesfushori 22 vjecar ka pësuar plagë të lehta ndërsa policia ka nisur hetimet për të sqaruar dhe shkaqet e aksidentit si dhe nëse futbollisti kishte përdorur alkool para se të ngiste mjetin. 22 vjecari mund të përballet me akuzën e marrjes së më shumë personave në automjetin dy vendësh. Ndërkohë Anderson është planifikuar të kthehet sot në Mançester për të vazhduar rehabilitimin e tij pas dëmtimit të ligamentit të gjurit. Ai pritet të mos jetë plotësisht i aftë dhe në dispozicion për të luajtur deri muajin tjetër. Agjenti i tij Gestifute thotë se Anderson ka pësuar një “frikë të tmerrshme” nga aksidenti i të dielës.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›