"Rikthehet" Burgu i Spaçit
Sot janë vetëm një grumbull godinash të zhytura në heshtje. Disa edhe të rrënuara, me tulla të shpërndara kudo. Dikur Spaçi ishte makthi më i madh i qindra njerëzve që ngrysnin ditët si të burgosur. Në dhomat e dënimit apo në galeritë e minierave përjetonin pikëpyetjen më të madhe të ekzistencës. Ndonëse prej 20 vjetësh ky vend nuk shërben më si burg, aty kanë mbetur gjurmët e një dhune të jashtëzakonshme njerëzore. Në mure gjenden ende shënime, ndërsa ata që arritën të dalin gjallë prej aty i kanë marrë me vete kujtimet, i kanë treguar apo i kanë hedhur në letër. Një projekt i hartuar në Institutin e Monumenteve të Kulturës parashikon restaurimin dhe kthimin e tij në muze. Dr. arkitekt Latif Lazimi, hartues i këtij projekti, tregon se Spaçi, pas shpalljes monument kulture, do të ruhet si një dëshmi materiale e kohës së diktaturës. Projekti parashikon rikthimin e një imazhi të burgut të dikurshëm, me rrethim të fragmentizuar, improvizim të disa birucave, dhomave të të burgosurve, galerive të minierës...Mbështetur në përvojat botërore me kampe të tilla, sipas këtij projekti, Spaçi do të kthehet në një destinacion turistik jo vetëm për vendasit, por edhe të huajt, që vijnë në Shqipëri për të gjetur gjurmët e diktaturës.
Është hartuar një projekt i plotë për restaurimin e Burgut të Spaçit. Çfarë synohet me këtë ndërhyrje?
I ndërtuar në vitin 1968, Burgu i Spaçit funksiononte edhe si kamp pune, duke shfrytëzuar minierën për nxjerrjen e bakrit dhe piritit. Pas mbylljes së tij në vitin 1988, prej disa vitesh është i braktisur. Pasi u shpall monument kulture i kategorisë së parë dy vjet më parë, me kërkesë të qeverisë, u hartua projekti i restaurimit dhe rivitalizimit të këtij burgu me synimin e kthimit të tij në një vend të vizitueshëm. Ky projekt i miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit parashikon fazën e parë të kthimit në muze me një kosto prej afro 25 milionë lekësh të reja. Puna është gati të fillojë sapo të çelet një fond për zbatimin konkret të projektit e të përzgjidhet një firmë e licencuar restauruese. Zbatimi nuk është përfshirë në fondet e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Kampi i Spaçit duhet ruajtur si monument politik, si dokument material i dhunës komuniste përgjatë viteve që funksionoi, ashtu siç ruhen në Europë kampet e përqendrimit në Aushvic, Goli Otok në Kroaci, apo Gulak në Siberi.
Sa do të mundet ky projekt t‘i japë vizitorit një imazh të burgut të dikurshëm?
Do të ndërhyhet në të gjithë infrastrukturën e burgut, në mënyrë që vizitorët të krijojnë një përshtypje të mënyrës se si ka funksionuar ky burg me ambientet jetësore dhe ato të punës. Do të fillohet që në hyrjen e tij, me postbllokun që ndodhej që në fillim, rrethimi me tela që sot është shkatërruar përfundimisht do të rindërtohet me fragmente bashkë me karakollin, do të punohet me rrugët që të çojnë në godina, me ambientet e brendshme ku qëndronin të burgosurit, por edhe personeli që shërbente aty. Sërish në funksion të krijimit të një ideje më të plotë, do të improvizohen tri biruca sipas modelit të mëparshëm të tyre. E njëjta gjë do të bëhet edhe me dy-tri dhoma ku qëndronin të burgosurit, të cilat sot thuajse janë prishur. Brenda tyre do të vendosen edhe orenditë që janë përdorur asokohe (shtretër me dy ose tri kate, dyshekë kashte dhe ndonjë tavolinë e vogël). Rindërtimi i tyre nuk është i vështirë. Ne kemi takuar ish të burgosur që kanë vuajtur dënimin në Spaç, të cilët na kanë shoqëruar në terren, por ekzistojnë edhe shumë kujtime që të dënuarit kanë lënë. Si pjesë e këtij kompleksi do të ndërhyhet edhe në kampin e punës. Galeritë famëkeqe të Spaçit, në hyrjet e tyre janë të gjitha të bllokuara. Do të pastrojmë dhe zhbllokojmë njërën prej tyre, do të vendosim edhe një vagon në hyrje për të krijuar idenë e funksionimit të tyre. Ndërhyrje të tilla do të bëhen edhe në ambientet e tjera ekzistuese si kapanone, mensat, ambientet e shëtitjes etj.
Në çfarë gjendje janë sot godinat, sa prej tyre janë shkatërruar?
Në gjendjen e sotme një pjesë e mirë e ndërtimeve përdhese janë rrënuar, ndërsa ruhen godinat me disa kate. Gjithsesi, të gjitha ekzistojnë si volume. Në vështrimin teknik, territori i kampit kërkon një pastrim dhe sistemim të të gjithë rrënojave për të bërë të dukshme dhe të lexueshme të gjitha ambientet përbërëse të këtij kampi-burg. Veç pastrimeve, në pjesë të veçanta të godinave ekzistuese, duhen kryer punime konsolidimi në mure qoshesh të dëmtuara apo ndërhyrje të gjeologjisë inxhinierike për të mos lejuar degradimin e godinave në këmbë. Dua të theksoj se nuk do të ketë asnjë rindërtim të godinave që janë shembur, vetëm mirëmbajtje të mureve ekzistuese.
Projekti parashikon edhe ngritjen e një salle-muze, çfarë do të ekspozohet në të?
Do të jenë kryesisht objekte që kanë përdorur të burgosurit. Të tilla vazhdojnë të ruhen edhe sot. Në këtë mënyrë, historia e këtij kampi-burg është më e prekshme. Pjesë e muzeut mund të bëhen edhe punë që të burgosurit kanë realizuar gjatë qëndrimit si piktura, skulptura, shënime të mbajtura atëkohë. E përfshirë do të jetë edhe pjesa arkivore me fotografi të vjetra. Për një kohë të mëvonshme, në mendimet e mia është edhe funksionimi i një salle me monitorë në të cilët të shfaqen edhe filmime, dokumentarë që ruhen nëpër arkiva. Kjo pjesë duhet njohur edhe pse është e dhimbshme.
Do të ketë një material shpjegues historik për vizitorët?
Në çdo objekt do të ketë një tabelë shpjeguese me të dhëna historike. Do të synohet që Burgu i Spaçit të kthehet në një objekt të itinerareve turistike vendase dhe ndërkombëtare, duke qenë se kjo zonë ndodhet vetëm 5 kilometra larg rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Në të ardhmen aty ka plot godina që mund të kthehen në objekte akomodimi, për të krijuar një kuadër më të plotë turistik.
Një nga diskutimet që ka përfshirë edhe kampet e ngjashme të vendeve të tjera, kryesisht atë të Aushvicit, është investimi për mirëmbajtjen. Si do të sigurohet kjo për burgun e Spaçit?
Do të ketë një administratë që do të kujdeset për mirëmbajtjen dhe funksionimin e tij, e cila do të mbulohet nga shpenzimet e qeverisë, por mund të bashkëpunohet edhe me shoqata apo organizata ndërkombëtare të ish të përndjekurve politikë. Këto do t‘i takojnë një kohe të mëvonshme.