Rikthehet Dinamoja pretendente
E kishte nisur si mos me keq sezonin me nje humbje 0-1 ndaj Flamurtarit ne Tirane. Ka rimarre disi veten pas fitores 2-1 ndaj Beses por kete jave Dinamo eshte rikthyer te beje pretendeten duke mundur 2-1 Teuten ne shtepine e kesaj te fundit. Durrsaket nuk mund te quhen kundershtaret per te mundur kampionet ne fuqi por gjithsesi blute e bene detyren duke mos lene tju ike nga dora shansi per te rivalizuar mes vendeve te para. Ne tri ndeshje 6 pike e katerta ne renditje me pike te barabarta me Skenderbeun dhe nje me pak se kryesuesit Vllaznia e Skenderbeu. Takimi i luajtur dje ne Niko Dovana te Durresit eshte ndjekur nga pak tifoze. Objektivi i te dy ekipeve ishte vetem fitorja. Por ne fund fati i ka buzeqeshur Dinamos kampiones se Shqiperise ne fuqi. Diferencen ne kete sfide sigurisht e bere arsenali cilesor qe trajneri argjentinas Luis Manuel Blanko ka ne dispozicion. Vendasit ishin ata qe demonstruan deshire me te madhe per te shenuar por loja e 45 minuteshit te pare ishte e barabarte. Durrsaket organizohen deri ne afersi te zones por aty nuk mundet te rrezikojne porten e Hidit. Ndersa Dinamo pervecse aplikon nje mbrojtje te kujdesshme shikon edhe nga porta kundershtare me aksione te shpejta nga krahet me Bakajn dhe Martinenen. Pjesa e pare mbyllet 0-0. Per te pare golin e avantazhit duhet te presim minuten e 60-te kur Dinamo realizon me Bakajn. Pritej nje reagim i Teutes por nje gje e tille nuk vjen per minuta te tera sepse organika ne dispozicion te Martinit nuk ofron shume. Sulmet e durrsakeve thyhen ende pa nisur mire. Dinamo eshte e qete dhe mundohet te administroje lojen dhe rezultatin dhe provon hera-heres kundersulmet e shpejta per te befasuar mbrojtjen kundershtare. Nga nje aksion i tille erdhi edhe goli i dyte i bluve ne minuten e 72-te kur nje rremuje ne zonen e durrsakeve shfrytezohet nga argjentinasi Martinena i cili me roveshate realizoi nje gol shume te bukur. Per kampionet ky ishte gol i sigurise se fitores pasi kundershtari nuk ka fuqine per te ndeshkuar. Megjithate jo gjithcka kishte mbaruar pasi minuta e 92-te ofron edhe golin e nderit per Teuten qe eshte edhe i pari ne kete sezon per te. Gjithcka vjen pas nje gabimi ne dalje te portierit Hidi i cili nuk zoteron dot topin duke i dhene keshtu mundesi sulmuesit Frasheri te vendasve te shenoje nje gol te lehte. Koha ne dispozicion nuk premton per nje barazim. Fershellima tri here e gjyqtarit firmos keshtu fitoren 2-1 te Dinamos e cila me tri piket e marra ngjit shume shkalle ne renditje deri ne vendin e kater. Ndersa durrsaket koleksionojne keshtu humbjen e dyte sezonale dhe mbeten ne kuoten e 1 pike ne 3 ndeshjet e para ne vendin e 10-te ne klasifikim.