Turqi mbeshteten ndryshimet kushtetuese
Votuesit ne Turqi i kane dhene nje mbeshtetje te forte reformave kushtetuese ne referendumin qe shihej si nje prove force mes qeverise qe i ka rrenjet ne islamin politik dhe kundershtareve laike. Rezultatet jozyrtare tregojne nje miratim ne masen 60 per qind pro ndryshimeve. Bashkimi Europian e ka pershendetur rezultatin e referendumit ne Turqi si nje hap ne drejtimin e duhur qe do ta ndihmoje vendin te permbushe kriteret per anetaresim ne BE. Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle tha se reformat ishin te rendesishme per aplikimin e Turqise. Ne Uashington Shtepia e Bardhe e cilesoi rezultatin nje demonstrim se sa e gjalle ishte demokracia turke. Kryeministri Recep Tayip Erdogan partia e te cilit i ka rrenjet ne islamin politik tha se vendi kishte arritur nje perparim historik. 12 shtatori do te mbahet mend ne histori si nje pike kthese per demokracine turke. Ju do te mbaheni mend per kete ne do te mbahemi gjithmone mend per kete. Kjo dite qe u njollos me nje Kushtetute grusht-shteti eshte kthyer ne nje faqe te ndritur me kete referendum nje arritje per demokracine ne larguam negativitetin tha Kryeministri. Partite e opozites perseriten akuzat se qeveria kerkon te ushtroje kontrollin mbi gjyqesorin. Rezultatet perfundimtare te referendumit pritet te behen publike gjate dites. Ne referendum u votua per ndryshimet kushtetuese per te cilat qeveria thote se jane te nevojshme per forcimin e demokracise dhe per te cuar perpara aspiraten e vendit per anetaresim ne Bashkimin Europian. Turqit votuan per nje pakete me 26 amendamente qe nga propozimet per permiresimin e jetes sociale te njerezve per marredheniet tregtare e sigurisht edhe reformat qe do ta sjellin Turqine me prane BE-se. Por dy ishin ceshtjet me te rendesishme dhe te dyja lidhen me sistemin gjyqesor. E para ka te beje me reformimin e Keshillit Suprem te Drejtesise. Ky keshill emeron drejtuesit e larte te gjykatave pese gjyqtaret me te larte te vendit si dhe ministrin e Drejtesise dhe zevendesin e tij. Ndryshimi i dyte i rendesishem qe u propozua ne referendum eshte i ngjashem. Flitet per reformimin e Gjykates Kushtetuese. AKP-ja dhe paraardhesit e saj kane pasur marredhenie te veshtira me Gjykaten Kushtetuese. Ne Turqi kjo gjykate shihet si kujdestarja e sistemit shekullor. Gjate dy dekadave te fundit kjo gjykate ndaloi dy parti politike me programe joshekullore.