E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehet Etrit Berisha / Trajneri Maran bën zgjedhjet e tij

Këtë të shtunë u publikua lista e kombëtares për ndeshjet e Nations League. Trajneri Maran bëri zgjedhjet e tij, teksa befasoi jo pak.

Mes të grumbulluarve është edhe Etrit Berisha, i cili rikthehet kështu në kombëtare. Berisha nuk luante me kuqezinjtë, që prej Euro 2024.

“Berisha është lojtar që po tregon se është mirë, kam folur me të. Kemi edhe mungesën e Strakoshës dhe vlerësova portierët më të mirë që ishin në këto momente dhe ai hyn mes tyre, e telefonova dhe ishte i lumtur”.

Në listë mungon Broja dhe Bajrami, me teknikun që e ka parë të arsyeshmë të mos i ftojë. “Sa i përket Brojës e Bajramit, vlerësova kushtet e përgjithshme, momentin, nuk është derë që mbyllet. Kam folur me ta, në këtë moment kam bërë zgjedhje të ndryshme, janë zgjedhje të diktuara nga momenti dhe kaq”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›