Shqipëria pjesë e NASA / Firmos marrëveshjen për eksplorimin e hapësirës

Shqipëria do t’i bashkohet zyrtarisht Marrëveshjeve Artemis, një nismë ndërkombëtare e udhëhequr nga NASA dhe Shtetet e Bashkuara për bashkëpunimin në eksplorimin paqësor të hapësirës.
Ceremonia e nënshkrimit do të zhvillohet të hënën, më 21 shtator, në orën 18:00, në selinë e NASA-s. Me këtë hap, Shqipëria do të bëhet vendi i 73-të që i bashkohet Marrëveshjeve Artemis.
Me anëtarësimin në këtë nismë, Shqipëria do të bashkëpunojë me vendet e tjera në fushën e hapësirës. Kjo do të thotë shkëmbim informacioni dhe njohurish shkencore, bashkëpunim në projekte dhe respektim i rregullave të përbashkëta për përdorimin paqësor dhe të sigurt të hapësirë.