E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen në flakë bateria portative në avionin me 322 pasagjerë mbi atlantik / Momente paniku

Momente paniku janë përjetuar në bordin e një avioni të KLM me 322 pasagjerë, pasi një bateri portative shpërtheu në flakë gjatë fluturimit mbi Atlantik. Incidenti detyroi ekuipazhin të ndërpriste udhëtimin drejt Karaibeve dhe të rikthehej në aeroportin Schiphol të Amsterdamit.

Fluturimi KLM KL735 ishte nisur nga Amsterdami me destinacion Curaçao dhe kishte qenë në ajër për rreth pesë orë e 30 minuta kur në kabinë u konstatua zjarri. Sipas raportimeve të mediave holandeze, shkak dyshohet të ketë qenë një power bank që ishte mbinxehur dhe kishte marrë flakë. Ekuipazhi ndërhyri menjëherë dhe arriti ta shuante zjarrin, por kapiteni vendosi që avioni të kthehej në Amsterdam si masë sigurie. Në vend që të vazhdonte fluturimin mbi Atlantik drejt destinacionit, avioni u rikthye në Schiphol

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›