Rikthehet Faton Macula

Kitarisiti i njohur mitrovicas, Faton Macula, i cili ka vite që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është duke u përgaditur për realizimin e albumit të ri muzikor.
“Albumi do të përmbajë 13 këngë, të stileve të përziera mes Jazz dhe Hip-Hop. Do të ketë mysafirë të estradës kosovare dhe disa emra të njohur ne Amerikë”, zbulon Macula për Indeksonline.
Gjatë kësaj jave do të fillojnë icizimet për albumin, që sipas Maclës do të jetë më i miri nga të gjitha materialet e publikuara deri më tani.
Me anë të muzikës së tij pasionante, ai ka arritur të interpretojë në skena të mëdha botërore. Ndër eksperiencat më të mira të jetës së tij janë bashkëpunimet me yjet si Mark Anthony, Missy Elliot, Fantasia, Mary J. Blige, Carl Thomas, Gladys Knight etj.
Megjithatë, ai ka një këngëtare shqiptare të preferuar, me të cilën do të bashkëpunojë në këtë album.
“Dafina Zeqiri është një nga emrat që mund t’ua zbuloj që do të jetë mysafire në album. Por do të ketë edhe këngëtarë tjerë nga estrada jonë”, shprehet Macula.
Faton Macula, aktualisht jeton në New York, së bashku me familjen e tij.
Pak muaj më pare ai është bërë baba i një djali, që e ka quajtur Omar, ndërsa ka edhe një vajzë, me emrin Iman.
Ata janë fryt i dashurisë me bukuroshen domenikane, Claudia Cruz, e cila ka qenë përcjellësja e parë Miss World 2004. /Indeksonline/