Rikthehet Interi Lacio ndalet nga Katania

Qe ne minutat e para te takimit zikaltrit e shohin veten ne disavantazh pasi Hernan Krespo edhe pse ne nje moshe te madhe tregon se nuk i ka humbur reflekset e golit.
Gjithesesi kampionet e Italise permbysin gjithcka per 2 minuta. Serbi Stankovic shenon ne minuten e 17-te e te 18-te dy gola nga distance per ti lene me pas radhen Esteban Kambiasos per te shenuar golin e trete.
Perpara mbylljes se pjeses se pare serish nje gabim i Materacit shfrytezohet nga Krespo qe shenon golin e dyte personal dhe te dytin per Parmen.
45 minutat e tjera dhurojne edhe me shume spektakel. Tiago Mota rikthehet ne loje dhe ne formen e tij me te mire. Shume shpejt ai konfirmon prezencen ne fushen e lojes me golin e katert te Interit.
Krespo godet shtyllen duke dhene shenja mosdorezimit te Parmes por eshte serish Stankovic qe nga distanca mbyll tripleten e tij e con ne 5-2 shifrat e ketij takimi.
Nderkohe Udineze ka dhuruar nje tjeter surprize duke mundur 3-1 Napolin. Ka qene pikerisht Di Natale i cili duket i rilindur me dy tripleta brenda dy ndeshjeve te zhvilluar ne fushen e tyre. Qe ne minuten e 16-te me ane te nje 11-metershi zhbllokon shifrat dhe pa perfunduar pjesa e pare ben mrekulline me nje gol spektakolar duke cuar topin aty ku nuk arriti dot De Sanktis.
Me fillimin e pjeses se dyte serish Di Natale kete here i ndihmuar edhe nga Hamshik shenon golin e trete kete here nga nje goditje kendi. Pas ketij goli reagon Napoli pikerisht me Hamshik qe shenon golin e pare dhe te fundit per skuadren e tij pasi ne shansin e dyte me te mire qe pati ne gjuajtjen e nje 11-metershi gabon duke mos arritur te mposht me portierin e Udinezes.
Edhe Lacio eshte ndaluar ne kete jave pas nje barazimi 1-1 me Katanian. Ne nje takim ku duhej te perfitonte nga barazimi i Milanit nje dite me pare skuadra e Rejas gabon. Ne mbyllje te pjeses se pare Silvestre arrin te kaloje Katanian ne avantazh por lacialet nuk tronditen.
Ne kohen shtese po te kesaj pjese Hernanez shfrytezon hapesiren qe i lene kundershtaret perpara portes per te shenuar golin e barazimit por qe edhe ai rezultoi i fundit per kryeqytetasit te cilet edhe pas kesaj jave te 14-te mbeten 3 pike larg Milanit ne vendin e dyte ne Serie A.
Ndeshja mes Bolonjes dhe Kievos eshte shtyre per shkak te debores.