Superliga vijon ecuria pozitive e Vllaznise

Kane qene vendasit qe kane dominuar lojen ne Loro Borici duke qarkulluar me shume topin e nga ana tjeter duke rrezikuar pak kundershtaret.
Brenda pjeses se pare talenti i konfirmuar tashme i Vllaznise Vajushi ka shenuar qe ne minuten e 8-te duke e mbyllur kete pjese te pare ne avantazh. Ne te dyten skuadra krutane ushtroi me shume presion ne kerkim te golit te barazimit por ne momentin e finalizimit aksionet e tyre linin hume per te deshiruar.
Me rezultatn 1-0 u mbyll ky takim qe konfirmon edhe nje here ecurine pozitive te skuadres shkodrane nen drejtimin e Mirel Joses.
Nderkohe Shkumbini rigjen fitoren ne fushen e tij ku ka mundur 2-1 Lacin. Nje loje e shpejte dhe me aksione nga te dyja skuadrat qe eshte zhbllokuar ne minuten e 20-te nga Mile i cili con ne avantazh per vetem pak sekonda skuadren Laciane.
Aksioni i radhes vetem pas nje minute barazpeshon shifrat me nje supergol te Kulit. Barazpesha ka nxitur me shume dy skuadrat te kerkjojne fitoren edhe me nderhyrje te ashpra e te parregullta gje qe konfirmohet me 3 kartonat e kuq te nxjerre nga gjyqtari Taullau 2 per Shkumbinin dhe nje per Lacin.
Kur kishin mbetur pak minuta nga perfundimi i takimit Gerbovic kercen me shume se te tjeret ne zone duke ndeshkuar lacianet e duke i dhene nje fitore shume te rendesishme edhe per moralin skuadres se tij Shkumbinit.
Dy ndeshjet e fundit te kesaj jave do te luhen te henen ne Durres mes Teutes dhe Skenderbeut ndersa sfida tjeter Besa-Dinamo do te zhvillohet ne Kavaje diten e marte.