Rikthehet Khaled Hosseini...
TIRANE - Romani "Dhe malet oshtinë" bën fjalë rreth gjetjes te dikush tjetër të një pjese të humbur nga vetja. Autori, më i shituri në Nju-Jork, Khaled Hosseini, vjen sërish me një libër të ri pas gjashtë vjetësh. Një libër emocional, provokues dhe i paharrueshëm, që përshkruan se si dashurojmë, si kujdesemi për njëri- tjetrin dhe se si zgjedhjet që bëjmë, reflektohen brez pas brezi. Në këtë roman, Hosseini shpalos mënyrat e larmishme se si familjet mbështetin, lëndojnë, tradhtojnë, nderojnë dhe sakrifikojnë për njëri- tjetrin; dhe se sa shpesh ne habitemi nga veprimet e atyre që kemi pranë, në çastet kyçe të jetës. Duke ndjekur hap pas hapi personazhet e tij, degëzimet e jetëve të tyre, zgjedhjet dhe dashuritë nëpër botë - nga Kabuli në Paris, më pas në San Fransisko dhe në ishullin grek Tinos - historia zgjerohet duke u bërë më e ndërlikuar emocionalisht, më tërheqëse dhe më e fuqishme pas çdo faqeje që shfletojmë.
Romani fillon me rrëfimin interesant të një babai që u tregon fëmijëve të tij, Abdullait dhe Pahrit, një histori që lidhet drejtpërdrejt me udhëtimin e tyre për në Kabul, me arsyen e rreme, që i ati të gjejë një punë atje. Gjithsesi, ajo çfarë ndodh në Kabul, ndikon në gjithë pjesën e mbetur të jetës së tyre. Kështu fillon romani i tretë joshës nga autori më i shitur ndërkombëtar i romaneve "Gjuetari i balonave " dhe "Një mijë diej vezullues".
Romanet e mëparshme të tij e zgjeruan botëkuptimin e njerëzve për Afganistanin, duke u ofruar miliona lexuesve një përshkrim të hollësishëm dhe personal për kombin dhe njerëzit e tij. Ndërsa me romanin e tij të ri "Dhe malet oshtinë" Hosseini e ka zgjeruar shumë qëllimin dhe ambicien e tij. Duke e vendosur zhvillimin e ngjarjeve në Evropë dhe në Amerikë, gjithashtu në Afganistan dhe në Pakistan romani i ri i Hosseinit ofron një këndvështrim real të lëvizjes globale, se si jetët tona ndërthuren me ato të të tjerëve dhe se si humbjet dhe mirësitë tona pasqyrohen në botë.
Të dhëna teknike:
Titulli: Dhe malet oshtinë
Autori: Kahled Hosseini
Përkthyese: Oriana Tamburi
Redaktor: Loredan Bubani
Shtëpia Botuese: OMSCA-1
Faqe: 432
Çmimi: 1000 lekë
(er.nu/Milosao/BalkanWeb)