Rama: Xhandarët e Saliut janë dyndur për gjoba, nuk do t’i njohim
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama theksoi sërish vendosmërinë e tij për të mos njohur asnjë gjobë të vënë nga 1 marsi e deri më 23 qershor. Lideri i opozitës tha se nëse PS do të vijë në pushtet nuk do të njohë asnjë gjobë, që sipas tij, qeveria po i vendos biznesit për presion elektoral.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Rama shkruan; “Problem i madh dyndja e xhandarëve të Saliut për gjoba! Nuk do njohim asnjë gjobë të vënë që nga 1 marsi deri në 23 qershor. Pikë.#RILINDJE”
“Çdonjëri që merr një gjobë nga këto gjobat e presionit për votën, duhet të ndihet krenar dhe duhet ta mbajë si një certifikatë që nuk është i pëlqyer nga partia familjare e Saliut dhe pushteti i Saliut do t’i marrë të keqen, se mbas 23 qershorit ato gjoba nuk do të kenë as edhe një vlerë”- është shprehur Rama më parë për këtë çështje, e cila është në fokus të fushatës së tij elektorale.
(er.nu/BalkanWeb)