Rikthehet Komedia e Spiro omores Karnavalet e Korces
Komedia e njohur shqiptare e Spiro Çomorës, "Karnavalet e Korçës" u rikthye në skenën e teatrit, këtë herë nga një grup artistësh të rinj me mjaft stil. Nën regjinë e Elma Doresit, premiera u shfaqe në Teatrin e Metropolit. "
Shfaqja ishte mbështetur në simbole ku personazhet kryesor të shoqëruar me serenata korçare në sfond dalin nga një mollë e kuqe dhe e bukur nga jashtë, por e kalbur nga brenda…
Dyshja Nikollaq dhe Olimbi, çifti i bashkëshortëve që përfaqësojnë tregtarët e vegjël të Korçës është një dyshe sa komike, aq edhe tragjike. Gjithçka sillet rreth marteses se vajzes se tyre.Skena kryesore ku ndodhin dhe konfliktohen ngjarjet është e vendosur në shtëpinë e një tregtari të pasur, Nikollaq Jorganxhiut. Dyshja Nikollaq dhe Olimbi, çifti i bashkëshortëve që përfaqësojnë tregtarët e vegjël të Korçës është një dyshe sa komike, aq edhe tragjike. Synim i tyre përbashkët është të martojnë çupën e tyre të vetme Afrovitin, por prapamendimet i kanë të ndryshme. Në thelb ata janë dy prindër egoistë, të cilët jo vetëm që nuk e ndihmojnë vajzën e tyre, po e vendosin atë në situata qesharake e tragjikomike.
Afroviti është pasqyra e prindërve të saj, por nëse ata janë të rrahur nga jeta, ajo shfaqet me gjithë mendjelehtësinë, dashakeqësinë dhe antipatinë e një vajze të moshës së saj.
Megjithese vepra e Çomorës, pavarësisht se është shkruar në 1961 dhe ngjarjet zhvillohen në 1936, pjesa i qëndron dhe është më se aktuale edhe në role e interpretuan aktoret Devis Muka, Ina Gjonçi, Marsela Lena, Klodian Hoxha, Lorenc Kaja, Jonida Çunga dhe Oriana Cama. Kostumografia eshte realizuar nga Edlira Qyshka, skenografia nga Beqo Nanaj.