E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran rivalet e Ahmedinexhad kryesojne zgjedhjet

Rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare në Iran tregojnë kryesues rivalët konservatorë të presidentit iranian Mahmud Ahmedinexhad. Nëse ky i fundit humbet zgjedhjet atëherë do të duhet të përballet me një parlament më armiqësor në 18 muajt e mbetur të mandatit të tij të dytë. Mbështetësit e liderit suprem, Ajatollah Ali Kaomnei, raportohet se janë në epërsi.
Këto zgjedhje janë të parat që prej atyre presidenciale në vitin 2009, për të cilat reformistët thanë se janë përcjellë me manipulime ndërkohë që kanë bojkotuar zgjedhjet e së premtes në vend.
Analistët thonë se ekonomia e dobët, përfshirë edhe inflacionin në rritje, mund të dëmtojnë gjasat e kandidatëve aleatë të Ahmedinexhadit.
Mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se pavaresisht rezultatit të zgjedhjeve Irani nuk pritet të ndryshojë qëndrim lidhur me programin e tij bërthamor të kontestuar ashpër nga perëndimi, pavarësisht sanksioneve të ashpra ndaj Teheranit zyrtar .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›