E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshkimi i kundravajtjeve rrugore

Bie numri i shkeljeve në drejtim të parkimit të gabuar prej drejtuesve të automjeteve.
Specialistët rrugorë shprehen se ndërgjegjësimi i drejtuesve ka ardhur si rrjedhojë e aplikimit të vlerave të reja të gjobave për këtë shkelje të kodit rrugor, si edhe për shkak të ndëshkimve të shumta kryesisht gjatë dy viteve të fundit.
Në Tiranë, nga 11 janari deri në 29 shkurt kur ka nisur zbatimi i masave të reja të gjobave, vetëm për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjeteve janë vendosur 60 gjoba.
Aplikimi i gjobave të reja, prej 11 janarit ka sjellje dhe një rënie të aksidenteve të rënda me pasojë.
Operacionet e përbashkëta mes policisë rrugore, policisë së rendit dhe forcave speciale me postblloqe të lëvizshme në të gjithë vendin ka sjellë një rënie të numrit të automjeteve që konstatohen dhe ndëshkohen për përdorimin e xhamave të zinj apo me mungesa të dokumentacionin për kontrollin teknik

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›