E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehet Madona nuk mungon skandali

Mbretëresha u rikthye. Madona, diva e muzikës pop u prezantua në një shou gjigand me rastin e finales e Super boul, e veshur si Kleopatra. Një performace madhështore ku ka prezantuar dhe singëllin e ri "Give All Your Luvin'".
Nuk kanë munguar polemikat për gishtin e treguar nga M.I.A një prej të ftuarave të Madonës, 35 vjeçarja britanike këndoi përkrah Madonës para 69 mijë shikuesve në Lucas Oil Stadium di Indianapolis. Por ky nuk ishte i vetmi shkak i polemikave të përformancës së Madonës. Përveç kostumeve dhe koreografisë, siç kishte parashikuar Elton Xhon, pop stari amerikan ka përdorur masivisht versionin plyback të këngës, të pakten kështu dyshoi shumica. Megjithatë ylli amerikan ia ka dalë deri në fund, kjo edhe falë duetit interesant me Cee Lo Green su "Like A Prayer".
Gjatë të gjithë paraqitjes së saj pati vetëm një rrëshkitje të vogël në skenë gjatë një lëvizjeje që e kreu me sukses herën e dytë që e provoi.
Këngëtarë të tjerë të ftuar për spektaklin e madh në mes të finales së shumëpritur nga të gjithë amerikanët ishin Nicki Minaj, grupi LMFAO dhe Cee Lo Green.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›